Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PS kundër KQZ
Kështu, Kolegji Zgjedhor vlerësoi si të drejtë vendimin e Komisionit Qendror të zgjedhjeve për të hapur dhe numëruar kutitë e kontestuara, për Bashkinë e Tiranës, ku rezulton të jetë fitues kandidati i mazhorancës, Lulzim Basha.
Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PS dhe shpall Bashën kryetar në Bashkinë e Tiranës. Kolegji Zgjedhor ka legjitimuar dje masakrën elektorale të KQZ së Berishës, duke shpallur zyrtarisht fitues Lulzim Bashën në garën për Bashkinë e Tiranës. Pas një seance maratonë, Gjykata e Zgjedhjeve ka vulosur dje veprimtarinë ekstraligjore të KQZ që përmbysi në tavolinë rezultatin e parë në Tiranë, ku Edi Rama ishte fitues me 10 vota. Ndonëse avokatët e opozitës parashtruan një sërë argumentesh me referenca ligjore konkrete që hidhnin poshtë vendimin e KQZ, gjykata e zgjedhjeve duket se e kishte vendosur pushimin e çështjes me kohë. Me krijimin e këtij precedenti nga Kolegji Zgjedhor, tani e tutje, zgjedhjet në Shqipëri nuk i fiton më partia që merr shumicën e votave në popull, por forca politike që ka shumicën në KQZ dhe që komprometon Kolegjin Zgjedhor.
Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën ankimore të Partisë Socialiste, për të shpallur të pavlefshëm vendimin e datës 23 Maj të KQZ ku u vlerësuan votat e kontestuara dhe u shpall kryebashkiak i Tiranës kandidati i mazhorancës Lulzim Basha me 81 vota më shumë se rivali i tij Rama. Kështu, Kolegji Zgjedhor vlerësoi si të drejtë vendimin e Komisionit Qendror të zgjedhjeve për të hapur dhe numëruar kutitë e kontestuara, për Bashkinë e Tiranës, ku rezulton të jetë fitues kandidati i mazhorancës, Lulzim Basha.
Pasi dëgjoi pretendimet e përfaqësuesve ligjorë socialistë, dhe pasi shqyrtoi provat e padisë së PS, së bashku tabelat përmbyllëse të rezultatit të Tiranës dhe të KZAZ, të dorëzuara këto nga KQZ-ja vendosi të rrëzojë kërkesën e PS, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ. Ka qenë relatori i çështjes Tomë Ndreca që ka rrëzuar akt-kërkesën, pasi ka shqyrtuar të gjitha provat e PS ku përfshihet edhe shqyrtimi i tabelave përmbledhëse. Ndreca deklaroi se Kolegji Zgjedhor ka vendosur të pushojë çështjen, duke rrëzuar kërkesën e PS për rrëzimin e vendimit të KQZ për vlerësimin e votave të hedhura gabim në kuti. Ndonëse nuk shtoi ndonjë argument ligjor, Ndreca deklaroi seancën e mbyllur, duke mbyllur kësisoj edhe betejën ligjore për zgjedhjet në Tiranë. Nuk dihet ende nëse Partia Socialiste, nga ana e saj, do ta vazhdojë apo jo betejën e saj ligjore në hallka të tjera të drejtësisë, si në Gjykatën Kushtetuese apo në Komisionin e Venecias.
Comments (0 posted)
Post your comment