Home | Politics | RDK, fiton 2 deputetë

RDK, fiton 2 deputetë

image
Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) ka arritur që të fitojë dy deputetë  në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

 

 

 

 

 

Dy deputetët janë fituar në njësinë e gjashtë zgjedhore, ndërsa në njësitë e tjera partia që drejtohet nga Rufi Osmani nuk ka arritur që të korrë fitore, por duke siguruar një numër votash, në garën me partitë e tjera.

Në nivel shtetëror RDK ka arritur që të sigurojë mbi 29 mijë vota, ndërsa shumica e tyre janë siguruar nga votuesit e saj në zonën e gjashtë zgjedhore. RDK mbrëmë nuk ka dhënë hollësi dhe detaje mbi procesin zgjedhor, duke paralajmëruar se qëndrimi i tyre mbi zgjedhjet dhe rezultatet do të shpaloset sot.

 


Osmani: Fituesit të mbajnë premtimet


 
RDK ka uruar partitë politike që kanë fituar në zgjedhjet e djeshme parlamentare, por njëkohësisht ka përgëzuar të gjithë qytetarët, e posaçërisht popullin shqiptar që në këto zgjedhje treguan vetëdije të lartë duke u bërë pjesë e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.

"Ndonëse RDK-ja procesin zgjedhor dhe numërimin e votave e vlerëson si korrekt dhe demokratik, megjithatë konstaton se gjatë fushatës zgjedhore është bërë një trysni e madhe ndaj elektoratit, shantazhime, premtime të rrejshme dhe blerje masive e votave. Patjetër të konstatoj gjithashtu, se gjatë fushatës, jo të gjitha partitë kishin mundësi të barabarta për prezantim medial si një pjesë e rëndësishme e marketingut politik dhe shpalosje të platformave dhe programeve politike.

Është fakt i hidhur për popullin shqiptar në Maqedoni, që mërgimtarët si një komunitet i cili aq shumë ka dhënë për popullin e vet, dolën humbës të dyfishtë. Zgjedhjet nuk u mbajtën në periudhën kur mërgimtarët tanë janë në vendlindje, e as që patën mundësinë të votojnë atje ku jetojnë përkohësisht. Kjo rezultoi që shqiptarët të humbin 3 deputetë në diasporë dhe 5 deputetë në vend", theksoi kreu i RDK-së, Rufi Osmani në një deklaratë me shkrim.

Sipas tij, rezultatet përfundimtare në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, shpalosin dhe faktin që opozita shqiptare arriti të sigurojë numër të barabartë të votave me pozitën shqiptare, gjë që ndodh për herë të parë në dhjetë vitet e pasluftës.

"Sidoqoftë, Rilindja Demokratike Kombëtare uron partitë fituese dhe u dëshiron sukses në qeverisjen me vendin në mandatin e radhës, duke i porositur që t’i mbajnë premtimet e dhëna tani kur sfidat e radhës janë shumë të vështira. Duke ju shprehur mirënjohje të gjithë përkrahësve dhe simpatizantëve tanë,  njoftojmë se RDK-ja do të vazhdojë me strukturimin e saj organizativ dhe do të jetë alternativë politike në ngritje në të ardhmen", theksoi Osmani. (INA)

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00