Kolegji Zgjedhor, sot vendimi për Tiranën
Shqyrtimi i sotëm i kërkesë-padisë pritet të jetë edhe përplasja e fundit ligjore mes dy partive kryesore në vend për Bashkinë e Tiranës.
Sot, në orën 10:00, Kolegji Zgjedhor pritet të japë vendimin për kërkesë për padinë e depozituar nga Partia Socialiste për rezultatin e garës për Bashkinë e Tiranës. Anëtarët e tij janë gjyqtarët, Astrit Kalaja, Marie Qirjazi, Neriban Mullai, Shashenka Jonuzi, ndërsa relatorja e kësaj çështje është gjyqtarja Dhurata Haveri.Sipas kërkesë-padisë së depozituar, Partia Socialiste do t`i kërkojë Kolegjit Zgjedhor që të shpallë të pavlefshëm dy vendimet e KQZ-së për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për gjithë Bashkinë e Tiranës. Shqyrtimi i sotëm i kërkesë-padisë pritet të jetë edhe përplasja e fundit ligjore mes dy partive kryesore në vend për Bashkinë e Tiranës. PS-ja ngulmon se tabelat e rezultateve nuk shprehin në mënyrë të saktë numrin e zgjedhësve që kanë marrë pjesë në votim, me numrin e votave të gjetura në kuti.
Comments (0 posted)
Post your comment