Home | Politics | KiE: Do të kërkojmë opinionin e Venecias

KiE: Do të kërkojmë opinionin e Venecias

image
“Njëkohësisht, dëshiroj të ripërsëris synimin tim që menjëherë pas përfundimit të procedurave të sipërpërmendura, t’i kërkoj Komisionit të Venecias opinionin e tij mbi çështjet e mbetura lidhur me sistemin zgjedhor në Shqipëri...

 

 

 

 

 

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland, do t’i drejtohet vetë Komisionit të Venecias për zgjedhjet e 8 Majit në Shqipëri.Kjo bëhet e ditur përmes një letre dërguar Përfaqësueses së Përhershme të Shqipërisë në Këshillin e Europës, Margharita Gega, ku ai përsërit edhe njëherë mesazhin e tij për situatën e krijuar në Shqipëri. Sekretari i Përgjithshëm i KiE-së shprehet se do të kërkojë opinionin e Komisionit të Venecias pasi të përfundojë procesi i zgjedhjeve në Shqipëri, me qëllim që të shmangen problemet në zgjedhjet e ardhshme. “Njëkohësisht, dëshiroj të ripërsëris synimin tim që menjëherë pas përfundimit të procedurave të sipërpërmendura, t’i kërkoj Komisionit të Venecias opinionin e tij mbi çështjet e mbetura lidhur me sistemin zgjedhor në Shqipëri, me qëllim që në zgjedhjet e ardhshme të shmangen probleme të tilla të ngjashme”, thekson ai në letër. Jagland ka apeluar që mes palëve të ketë dialog politik, duke respektuar kështu shtetin ligjor dhe institucionet e tij. Në lidhje me procesin paszgjedhor, e vuri theksin te respektimi i vendimit të Kolegjit. “Dëshiroj t’i referohem bisedës sime të djeshme me ministrin Haxhinasto dhe të ripërsëris mesazhet kryesore të letrës sime të datës 10 qershor për kryeministrin Berisha dhe konkretisht, thirrjes për dialog politik mbi bazën e respektimit të shtetit të së drejtës dhe parimeve demokratike. Sigurisht që referimi ndaj shtetit të së drejtës nënkupton detyrimin e të gjitha palëve të interesuara për të respektuar vendimet e institucioneve të Drejtësisë shqiptare dhe në mënyrë të veçantë të Kolegjit Zgjedhor për procedurat e apelimit në vijim”, thotë Jangland në letrën e tij.

Si një ndjekës i kujdesshëm i situatës politike në Shqipëri, sidomos pas zgjedhjeve të 8 majit, sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës i dërgoi një letër edhe kryeministrit Sali Berisha.
Në letrën e tij, Jagland shprehet se shumë shpresonin se zgjedhjet vendore të 8 majit do të vendosnin standarde të reja në zhvillimin e zgjedhjeve si dhe për përgjegjshmërinë e liderëve politikë dhe funksionimin e institucioneve demokratike, shpresa që, sipas tij, u përforcuan ditën e votimit që shkoi pa probleme.
Sekretari i Përgjithshëm i KiE-së thekson më tej se, për fat të keq, Shqipëria tashmë po përballet me një situatë të acaruar dhe me ndarje politike. Sipas Jagland, këto ndarje mund të kërcënojnë funksionimin e institucioneve demokratike, qeverisjen e mirë dhe progresin e mëtejshëm ekonomik.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0