Home | Politics | Ballafaqimi për mosnënshtrim

Ballafaqimi për mosnënshtrim

image
Lëvizja VV do t’i vazhdojë në mënyrë intensive aktivitetet politike brenda dhe jashtë institucioneve për qëllimet e njëjta për të cilat është themeluar. Zbatimi i këtyre qëllimeve e ndryshon pozitivisht Kosovën dhe kulturën politike të saj.



 

 

 

 

Sokol Bylykbashi

 

Në sistemet dhe qeveritë jodemokratike populli ka dy mundësi: ballafaqimin ose nënshtrimin. E para është kërkim i lirisë. E dyta është pajtim me robërinë. Ballafaqimi është zgjim dhe rezistencë e hapur kundër padrejtësisë. Ndërsa nënshtrimi është përkulje dhe pranim i heshtur i padrejtësisë. Një popull pa liri dhe dinjitet rrezikon qenien dhe identitetin që e ka krijuar me shekuj. Kosovës para dhe pas pavarësisë i mungon e drejta për vetëvendosje. Kësisoj vendi ynë po përballet me rrezikun e ndarjes dhe shkombëtarizimit. Këtij rreziku real duhet t’i kundërvihemi me organizime të fuqishme gjithëpopullore, ashtu siç ka bërë Lëvizja VETËVENDOSJE! për gjashtë vite rresht.

Më 12 qershor, u bënë gjashtë vite që nga themelimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Aktiviteti i parë i Lëvizjes ishte shkrimi i parullës se mirënjohur JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE! në murin rrethues të UNMIK-ut. Kjo parullë që edhe tani është mjaft aktuale dhe e nevojshme përveç që sensibilizoj popullin, tregoj se sa e thellë ishte padrejtësia kolektive. Shërbimi Policor i Kosovës i asaj kohe intervenonte brutalisht duke tentuar që parulla në fjalë të mos shkruhej në objektet publike, madje as në objektet private ku kishte leje nga pronarët e tyre. Pothuajse në çdo qytet ku shkruhej parulla e jonë, SHPK-ja dhe policët e UNMIK-ut përdornin sprej, rrahnin, madje edhe i burgosnin aktivistët.

Lëvizja VETËVENDOSJ! për gjashtë vite ekzistencë përveç që i ka informuar qytetarët drejtë për proceset e dëmshme politiko-ekonomike, ajo ka organizuar e mobilizuar qytetarët kundrejt proceseve negative para dhe pas pavarësisë. Janë mbajtur më mijëra tubime, janë realizuar më qindra aksione e protesta dhe janë organizuar më dhjetëra demonstrata. Në të gjitha këto aktivitete janë rrahur e burgosur më qindra aktivist e qytetar dhe janë vrarë Mon Balaj e Arben Xheladini. Dhuna e forcave ndërkombëtare dhe vendase ndaj aktivistëve dhe qytetarëve në këto aktivitete nuk e kanë ngadalësuar zgjimin e popullit, por vetëm sa e kanë shpejtuar atë. Parimet e drejta dhe konsistente, këmbëngulësia që këto parime të realizohen pa kushte ka bërë që Lëvizja nga numri modest i aktivistëve sa kishte në fillim, tashmë në radhët e veta ka më dhjetëra-mijëra aktivist.

Veprimtaria politike e VETËVENDOSJE!-s ka bërë që Kosova mos të jetë më keq se sa që është sot. Qendrat politike ndërkombëtare dhe vendase sikur të mos kishte një rezistencë popullore do ta dëmtonin vendin tonë edhe më shumë se sa e kanë dëmtuar. Në proceset e rëndësishme politike e diplomatike popujt që janë pasivë, të paorganizuar dhe të pagatshëm për rezistencë, dalin të dëmtuara rënd, e si rrjedhojë edhe humbëse. Shumë procese jashtë vullnetit të qytetarëve me kritikën dhe veprimin e Lëvizjes janë përmirësuar, zvarritur e penguar që të zbatohen. Rritja e hovshme e VETËVENDOSJE!-s në sasi dhe cilësi është garanci e ndryshimeve radikale në të gjitha sferat shoqërore në të ardhmen e afërt. Dhe krejt këto ndryshime do të fillojnë atëherë kur ne si popull me rezistencë ta fitojmë të drejtën për vetëvendosje.

Prej këtij viti Lëvizja VETËVENDOSJ! përveç aksioneve, grevave, peticioneve, protestave dhe demonstratave, vepron edhe institucionalisht. Deputetët e Lëvizjes po i adresojnë fuqishëm kërkesat e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës. Për më shumë se tre muaj, deputetët e Lëvizjes me punën intensive kanë dëshmuar se Lëvizja është opozita e vetme edhe në institucione. Këtë e kanë pohuar edhe organizatat që monitorojnë punën e Kuvendit dhe analist të ndryshëm. Puna e deputetëve të Lëvizjes në Komisionet e Kuvendit ka bërë që Kuvendi ta fuqizojë rolin e vet të paraparë me Kushtetutë. Veç kësaj fryma e Lëvizjes në Kuvend ka filluar ta ndryshojë kulturën politike të këtij institucioni.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është në përfundim e sipër të zgjedhjeve të para të brendshme, prej ku po dalin strukturat drejtuese legjitime në të tri nivelet e organizimit. Me këto zgjedhje të brendshme, programit politik të Lëvizjes i bashkëngjiten struktura të fuqishme organizative. Këto zgjedhje po mbahen me një statut i cili nuk e pengon dinamizmin e brendshëm, por e strukturon atë. Veç saj në bazë të këtij statuti proceset e rëndësishme në Lëvizje nuk merren me vendimin e Kryesisë dhe as të Këshillit të Përgjithshëm, por nga të gjithë aktivistët. Vlen të ceket se këto zgjedhje janë mbajtur në 28 qendra brenda Kosovës dhe 6 qendra jashtë saj. Të gjitha qendrat kanë rreth 450 pika.

Shpallja e pavarësisë pa substancë, nuk solli ndryshime pozitive dhe problemet qe vendi ynë kishte para pavarësisë i ka edhe tani. Negociatat politike me Serbinë, strukturat ilegale të Serbisë, prania ekzekutive ndërkombëtare, shitja e pasurisë kombëtare dhe keqeverisja sistematike përbejnë kornizën e problemeve në Kosovë. E, kur ia shtojmë kësaj kornize edhe gjendjen e rënd ekonomike dhe sociale që kemi, kuptojmë që ne si popull kemi probleme shumë të mëdha e tepër serioze. Këto probleme i mohon pushteti sepse i ka krijuar vetë dhe përfiton nga to. Politikëbërja në Kosovë duke qenë e gabuar, servile, pa moral dhe ideal, vetëm sa do t’ia shtojë problemet Kosovës. Çdo vit qeverisës nga këto parti politike do të thotë rritje e problemeve, e jo zgjidhje e tyre.

Rruga drejt vetëvendosjes deri më tani ka qenë e vështirë e plot pengesa nga të huajt dhe vendasit. Pushteti që nuk është nga populli dhe për popullin do të përpiqet që me të gjitha metodat dhe mjetet shtetërore që ka të na ndërpres rrugën që jemi nisur gjashtë vite me parë. Pavarësisht kësaj dhe ditëve shumë më të vështira që na presin, Lëvizja do t’i vazhdojë në mënyrë intensive aktivitetet politike brenda dhe jashtë institucioneve për qëllimet e njëjta për të cilat është themeluar. Zbatimi i këtyre qëllimeve e ndryshon pozitivisht Kosovën dhe kulturën politike të saj.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00