Home | Politics | BE jep 1 milion për projektin në Shqipëri

BE jep 1 milion për projektin në Shqipëri

image
 Ky projekt ka synuar forcimin e kuadrit ligjor dhe krijimin e një sistemi informatik të menaxhimit të burimeve njerëzore (HRMIS) që do të përmirësojë aplikimin e standardeve të meritokracisë dhe llogaridhënies në administratën publike.

 

 

 

 

 

 

Në kuadër të projektit prej 1 milion dollarë të financuar nga BE për të mbështetur reformën e administratës publike në Shqipëri, u mbajt sot Konferenca Kombëtare “Reforma e Administratës Publike në Shqipëri – Hapa kyç për integrimin europian”. Gjatë një periudhe 2-vjeçare, ekspertë nga BE dhe autoritetet shqiptare kanë punuar për amendime në disa ligje kyçe për të siguruar një shërbim civil shqiptar meritokratik, transparent, të përgjegjshëm dhe efiçent.Gjithashtu, projekti ka sjellë përmirësime në infranstrukturën e informacionit dhe teknologjisë dhe në kapacitetet e burimeve njerëzore të Departamentit të Administratës Publike për të mbikëqyrur reformën.

Megjithatë, arritjet e ndjeshme në reformën e administratës publike varen nga vullneti politik për consensus për kalimin e ligjeve të nevojshme, dhe sidomos vullnet politik për zbatimin e tyre.  BE-ja e ka ndihmuar Shqipërinë në përmirësimin e administratës publike për një kohë të gjatë nëpërmjet projekteve të ndërtimit të kapaciteteve në ministri dhe institucione të ndryshme. Një total prej më shumë se €45 milionë janë dhënë për të ndihmuar përpjekjet e Shqipërisë për modernizimin e administratës publike. Në veçanti për reformimin e shërbimit civil, janë dhënë 3 milionë Euro për të ndihmuar në zhvillimin dhe forcimin e një shërbimi civil meritokratik, efikas dhe të orientuar ndaj qytetarëve, një parakusht për zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin në BE. Opinioni i Komisionit Europian për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim e renditi reformën e administratës publike në listën e 12 fushave që me duhen adresuar nga Shqipëria me prioritet. Opinioni vuri në dukje progresin e pamjaftueshëm në këtë fushë dhe theksoi mangësi të rëndësishme, duke përfshirë edhe lëvizjen e lartë të personelit të adminsitratës publike, përdorimin e tepruar të kontratave të përkohshme, mungesën e meritës dhe transparencës në emërime dhe promovime, dhe zbatimin përgjithësisht të dobët të legjislacionit në vend.

 Ky projekt ka synuar forcimin e kuadrit ligjor dhe krijimin e një sistemi informatik të menaxhimit të burimeve njerëzore (HRMIS) që do të përmirësojë aplikimin e standardeve të meritokracisë dhe llogaridhënies në administratën publike. Konferenca që u zhvillua sot paraqiti tre projektligje të rëndësishëm për adminsitratën publike – projektligji për Statusin e Nëpunësit Civil, Kodin e propozuar të Procedurave Administrative, dhe projektligjin për organizimin dhe funksionimin e Administratës Publike - dhe bëri thirrje për komente dhe angazhim nga të gjitha palët e interesuara të përkushtuara për reformën e administratës publike. Gjatë konferencës së sotshme, Shefi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadori Ettore Sequi theksoi se BE “mund të sjellë ekspertizë për të ndihmuar me hartimin e ligjeve, mund të përmirësojmë infrastrukturën e informacionit dhe teknologjisë, mund të trajnojmë stafin etj. Por nuk mund t’i kalojmë ne ligjet tuaja. Nuk mund t’i zbatojmë ne ligjet tuaja. Nuk mund ta mbikëqyrim apo drejtojmë ne reformën e administratës publike.

Këto janë përgjegjësi të autoriteteve dhe klasës politike shqiptare”. Ambasadori Sequi përfundoi fjalën e tij duke vënë në dukje se “Kjo Konferencë ofron një mundësi të rëndësishme për të treguar vullnet politik të rifreskuar për të ecur përpara me vendosmëri në fushën e reformës së adminsitratës publike. BE prêt që qeveria të angazhohet në një process të gjerë konsultimi, duke përfshirë opozitën, me synim arritjen e konsensusit të nevojshëm për projektligjet e reja dhe kalimin e tyre në Parlament”.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00