Home | Politics | 4 Korriku, Dita e Pavarësisë

4 Korriku, Dita e Pavarësisë

image
Më 4 Korrik të vitit 1776, 56 përfaqësues të 13 kolonive britanike të Amerikës Veriore, deklaruan, se me autoritetin e popullit, ata po krijonin një komb të ri. Ata nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë.

 

 

 

 


 
Amerikanët festojnë sot si në çdo korrik, ditën e pavarësisë. 4 Korriku është festë kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që shënohet në shenjë të kujtimit të nënshkrimit të Deklaratës...   për pavarësinë nga ana e Kongresit më 4 Korrik të vitit 1776 në Filadelfia, shteti federativ i Pensivanisë.

Më 4 Korrik të vitit 1776, 56 përfaqësues të 13 kolonive britanike të Amerikës Veriore, deklaruan, se me autoritetin e popullit, ata po krijonin një komb të ri. Ata nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë. Do të duheshin edhe 6 vjet të tjerë luftë me Britaninë, në atë kohë fuqia më e madhe ushtarake e botës, para se të fitohej pavarësia e Amerikës nga ai vend. Më 1782, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin ende larg bashkimit. Ato ishin në fakt, një konfederatë e paqëndrueshme, me një qeveri qendrore të dobët. Fuqinë e vërtetë e kishin qeveritë e sheteve të ndryshme.

Deklarata e Pavarësisë, u hartua kryesisht nga 32-vjeçari, Thomas Jefferson. Njëra pjesë e deklaratës përmbante një listë ankesash kundër mbretit George i Tretë dhe Parlamentit të Anglisë. Pjesa tjetër e Deklaratës, përmbante thelbin e idesë mbi lirinë amerikane, mbi të drejtat e natyrshme që kanë njerëzit. “Deklarata e Pavarësisë shihet si një nga dokumentet më të rëndësishme në historinë e Shteteve të Bashkuara. Dokumenti tjetër është Kushtetuta.

Në Shtetet e Bashkuara, 4 Korriku festohet çdo vit si ditë kombëtare, Dita e Pavarësisë.Më 4 Korrik të vitit 1777 u mbajt festimi i parë në Ditën e Pavarësisë. Është interesant që nga festimet e para në Ditën e pavarësisë është shënuar dhe festuar me parakalime, pikniqe dhe fishekzjarre, që më vonë në vitin 1800 është pranuar si kulturë dhe traditë e shënimit të Ditës së Pavarësisë.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00