Home | Politics | Ohër, takim me Presidentët

Ohër, takim me Presidentët

image © Photo: Drita Klosi
Në Ohër sot fillon Konferenca rajonale e Presidentëve të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Ky është takimi i tretë i katër presidentëve i organizuar pas atyre në Vlorë dhe Prizren. 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në Konferencën e organizuar nga Presidenti Gjorgje Ivanov në cilësinë e një mini-samiti nuk merrë pjesë Presidenti serb, Boris Tadiq.

Nga presidenca e Maqedonisë në Shkup theksuan për agjencinë e lajmeve INA se Presidenti Ivanov, Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga si dhe Presidenti malazez Filip Vujanoviq do të përsërisin përkushtimin e tyre për të ndarë vlera evropiane, vizionin e përbashkët për të ardhmen, përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE dhe NATO si dhe realizimin e qëllimeve strategjike rajonale nëpërmjet bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal.

Burime pranë presidencës gjithashtu informojnë se nisma e tillë nuk përjashtohet që në të ardhmen të përfshijë edhe Greqinë dhe Serbinë.

Ky është takimi i tretë i katër presidentëve i organizuar pas atyre në Vlorë dhe Prizren. Në këtë takim pritet që të ketë nisma për projekte të reja rajonale në sferën e infrastrukturës dhe bashkëpunimit energjetik.

Takimit të katërshes së presidentëve i mungon vetëm Fatmir Sejdiu, i cili është zëvendësuar nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Dy takimet e para të ashtuquajtura si mini-samite presidenciale u zhvilluan në Vlorë në vitin 2009 dhe në Prizren në vitin 2010. (INA)

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00