Stefan Fule: Shqipëria, në një rrugë qorre
Unë nuk mund të jap asnjë garanci për një anëtarësim të mundshëm. Shumëçka është në duart e politikanëve, qeverive, parlamenteve dhe aktorëve të tjerë të rëndësishëm në këto tre shtete (Serbi, Maqedoni e Mal të Zi) dhe nëse ato do të zbatojnë çështjet që janë kërkuar nga Komisioni...
Komisioneri Europian i Zgjerimit, Stefan Fule, në një intervistë të dhënë për një portal online të gazetës çeke “Prague Post”, e konsideron situatën në Shqipëri si në një “rrugë qorre” dhe jep një shpresë shumë të vogël që vendi ynë të marrë vlerësim pozitiv në tetor, në mënyrë që të ecë përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian. Pasi një vlerësim tjetër negativ do të ulë në një nivel më poshtë Shqipërinë, duke ngjitur progresivisht Bosnjën dhe Kosovën...
A mund të komentoni një shtyrje të mundshme të anëtarësimit të Kroacisë, që shkaktohet nga qëndrimet kundërshtuese të Republikës Çeke, për të hequr kartën e të drejtave thelbësore nga Traktati i Lisbonës?
Një nga avantazhet e komisionerëve është që ata nuk mund të komentojnë situata të brendshme në veçanti nga vendi që ata njohin më mirë. Për anëtarësimin e Kroacisë, ne sapo kemi përfunduar negociatat e anëtarësimit dhe pres që traktati i anëtarësimit të firmoset ndoshta në fund të këtij viti, në dhjetor. Më pas do të nisë ratifikimi nga 27 vendet anëtare. Unë nuk jam i informuar në lidhje me ndonjë vend që ka probleme me idenë që Kroacia të bëhet vendi i 28 i Bashkimit Europian.
Pas Kroacisë, si është axhenda e zgjerimit?
Dua ta nis me një spekulim të përhapur se pas Kroacisë, dyert do të jenë, edhe pse jo të mbyllura, jo krejtësisht të hapura dhe se do të ketë një periudhë të gjatë derisa të bëhet anëtarësimi i ardhshëm, pasi shumë njerëz i referohen të ashtuquajturit “Lodhje nga zgjerimi”. Besoj fort se të gjitha këto paraqesin një mit. Ne duam të theksojmë se negociatat e anëtarësimit janë të besueshme, pasi ato bazohen në një qëndrim të ri për zgjerimin. Për herë të parë me Kroacinë ne përdorëm kushte me afat të hapur dhe me afat të mbyllur, pra procesi për të gjitha vendet është më i rreptë. Kemi të bëjmë me 138 kërkesa, në gjithsej 35 kapituj, për të cilat shtetet anëtare të BE-së kanë 138 mundësi të vetos, sepse të gjitha prioritetet duhet të adoptohen nga shtetet anëtare me konsensus. Ka qenë një propozim që Komisioni Europian të ketë këtë apo një kërkesë tjetër për vendet që marrin statusin kandidat. Të gjitha prioritetet janë subjekt ku shtetet anëtare duhet të arrijnë konsensusin.
Çfarë duhet të bëjnë disa shtete për të arritur stadin e anëtarësimit?
Fakti është që rasti “Ratko Mlladiç” është një zhvillim i ri për zgjerimin dhe në gazsjellësit apo naftësjellësit drejt Europës ka disa zhvillime të reja. Ka një rekomandim të Komisionit për ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ku theksohet se Komisioni është i shqetësuar për fillimin e negociatave. Vetëm një çështje politike duhet të zgjidhet që shtetet anëtare të bien dakord, pra emri i vendit. Mali i Zi mori statusin e vendit kandidat në dhjetorin e kaluar. Vitin e shkuar, anëtarët e komisionit rekomanduan statusin kandidat dhe bënë të qartë se para se të nisë procesi i anëtarësimit, shtatë prioritete kyçe duhet të zbatohen në bazw të kritereve të Kopenhagës. Unë dua të them se Mali i zi po bën një punë të mrekullueshme.
Që prej vitit të kaluar ka konsensus të lartë politik nga të gjitha partitë dhe procesi ka përfshirë edhe shoqërinë civile. Pra nëse ato do të arrijnë të zbatojnë shtatë parakushtet, Komisioni mundet që të rekomandojë në tetor nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Pse në tetor? Sepse më 12 tetor Komisioni do të prezantojë progres-raportet për zgjerimin. Këto raporte janë një pikëvështrim për të gjitha shtetet, një radiografi e vendeve aspiruese dhe atyre kandidate. Serbia ka një situatë pak të ndryshme me Malin e Zi dhe Maqedoninë. Në tetorin e vitit të kaluar, ne kemi kërkuar që të përgatisim një opinion se sa vende kanë arritur kriterin e Kopenhagës se kur do të jetë mundësia që të nisen negociatat e anëtarësimit. Ne kemi dërguar mijëra e mijëra pyetje në Serbi dhe tani po punojmë me përgjigjet, si dhe do të dërgojmë disa misione konsultuese. Ne po punojmë për thelbin e opinionit. Është interesante që Islandës kurrë nuk i dhamë statusin e vendit kandidat, sepse shtetet anëtare vendosën të nisin negociatat me Islandën dhe kur një vend është në këtë fazë, do të thotë se është i ngjashëm me situatën kur i jepet statusi kandidat. Vetëm me rastin e Ballkanit Perëndimor, në disa raste ne kemi ndarë fazat e statusit kandidat dhe nisjen e negociatave për anëtarësim. Unë nuk mund të jap asnjë garanci për një anëtarësim të mundshëm. Shumëçka është në duart e politikanëve, qeverive, parlamenteve dhe aktorëve të tjerë të rëndësishëm në këto tre shtete (Serbi, Maqedoni e Mal të Zi) dhe nëse ato do të zbatojnë çështjet që janë kërkuar nga Komisioni, atëherë do të jepet rekomandimi pozitiv. Ne natyrisht do t’i asistojmë ato mesa mundemi. Ka edhe vende të tjera në Ballkanin Perëndimor që ndajnë një perspektivë europiane. Në Shqipëri, ashtu si dhe në rastin e Malit të Zi, ne prezantuam një opinion vitin e kaluar. Por për Shqipërinë, nuk propozuam statusin kandidat dhe shtuam 7 prioritete kyçe, duke e rritur lisën me 12 prioritete. Fakt është se në kohën që ne nuk propozuam statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, ndryshe nga Mali i Zi, Shqipëria nuk po arrinte asnjë nga kriteret e Kopengagës, për stabilitetin e institucioneve. Unë po referoj faktet se ndryshe nga Mali i Zi, qeveria e Shqipërisë nga njëra anë dhe opozita nga ana tjetër, janë të paafta të bashkëpunojnë në Parlament dhe vendi është në një rrugë qorre që nga zgjedhjet e vitit 2009. Por sërish nuk ka pengesa artificiale të vendosura nga ne, por ne po ecim përpara. Ata (shqiptarët) kanë disa mundësi si dhe tre vendet e tjera që përmenda më lart. Duhet vetëm t’i jepet fund betejës dhe të gjendet zgjidhja e ngërçit politik dhe të zbatohen 12 prioritetet që janë përcaktuar nga Komisioni Europian në mënyrë që të rekomandohet përmirësimi i statusit të Shqipërisë në procesin e zgjerimit. Në Bosnjë, mendoj se ka pasur zhvillime të rëndësishme në mars të këtij viti, ku ministrat e Jashtëm ranë dakord për një politikë për zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit. Ata sqaruan pozicionin që Bosnjë-Hercegovina të ecë përpara me negociatat për anëtarësim. Ky shtet, do të duhet që të zgjidhë çështjen e drejtësisë. Kosova gjithashtu është një vend që qëndron në perspektivën europiane, por ka një sërë çështjesh që duhet të zgjidhen, lista e të cilave është e madhe. Shumë kohë është humbur. Nuk ka problem në lidhje me perspektivën europiane, pasi ka konsensus të gjerë ndërmjet shteteve anëtare. Por nuk ka konsensus për hapat e ardhshëm të Kosovës, pasi jo të gjitha vendet e BE-së kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur. Më parë kam folur për axhendën specifike që duhet të zbatojnë shtetet e Ballkanit Perëndimor për të ecur përpara në axhendën e zgjerimit. Mendoj se është e rëndësishme të thuhet se në rastin e Serbisë dhe Kosovës, duhet të ecet përpara me dialogun Prishtinë-Beograd dhe ato po arrijnë rezultate konkrete, në mënyrë që kushtet e jetës së njerëzve të rajonit të përmirësohen.
Fokusimi duket se po qartësohet në Ballkan. Kemi një ndalesë aktualisht?
Nuk mund të thuhet. Nëse shihet, ne kemi përmbyllur negociatat me Kroacinë. Kjo nuk do të thotë se ndonjë vend tjetër nuk do të hyjë në procesin e anëtarësimit. Kjo nuk ndodh jo vetëm me Ballkanin Perëndimor, por kemi edhe dy vende kandidate. E para është Turqia që e ka marrë statusin prej shumë vitesh dhe tjetra është Islanda. Pra e rëndësishme është që procesi i zgjerimit është shumëdimensional dhe nuk shkon vetëm në drejtimin e Ballkanit Perëndimor.
Cilat janë shqetësimet e BE-së që mund të dobësojë zgjerimin e mëtejshëm?
Në fakt, procesi i zgjerimit duhet të ndihmojë kapërcimin e pabarazive. Ky është instrumenti më efektiv i procesit. Puna e kushtëzuar është rruga më e mirë që BE-ja po bën me vendet e treta. Nëpërmjet procesit të zgjerimit, BE po ndihmon këto vende për çështjet që lidhen direkt me standardet europiane, por edhe për çështje të tjera si arsimi, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe social. Pra mbështetja e BE-së për këto vende është e kushtëzuar pasi ato do të duhet të pranojnë procedurat që përdor BE-ja. Po jap si shembull Republikën Çeke. Për t’u bërë anëtare e Eurozonës do të duhet të plotësohen kushte të përcaktuara financiare.
Shqip
Comments (0 posted)
Post your comment