Home | Politics | Nano: Jam gati për President

Nano: Jam gati për President

image
Mësohet se Nano i ka kërkuar Ruçit ta mbështesë si kandidat për president në zgjedhjet e presidenciale të 2012. Në këmbim të kësaj mbështetje, Nano duke se i ka propozuar Ruçit edhe një formulë për bashkimin e ë së majtës për të ardhur në pushtet në 2013...

 

 

 

 

 

Fatos Nano nuk e fsheh dëshirën për të qenë ai Presidenti i ri i Republikës, në zgjedhjet e pritshme të vitit 2012. Nano e ka dhënë mesazhin e tij kur u pyet nëse ai do të jetë kandidat për President. “Është shumë shpejt për pyetje kaq të mëdha”, tha ai. Kurse duke folur përballë studentësh e pedagogësh në një takim arsimor, duke iu referuar pikërisht largimit të tij nga politika, bëri të qartë se ai, ndonëse i përket kohës së shkuar, nuk ka ndërmend të rrijë në hije, duke u shprehur se “anijet e vjetra nuk ikin nga deti”.
Ndërsa pyetjes si e sheh procesin e pambarimtë zgjedhor, z. Nano tha se duhet të respektoheshin institucionet. “Nuk besoj se ka ndonjë gjë të paqartë që prisni ta sqaroj unë. Që do të thotë se unë nuk besoj se mund të shtoj ndonjë gjë veç asaj, që respekt për institucionet shtetërore dhe ato zgjedhore”, tha ai.
Në aktivitetin ku mori pjesë z. Nano gjendej në shoqërinë edhe të socialistëve të tjerë të njohur si Kastriot Islami, Luan Hajdaraga, Marko Bello etj.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00