Home | Politics | OSBE, Wollfarth: Të ndryshohet Kodi Zgjedhor

OSBE, Wollfarth: Të ndryshohet Kodi Zgjedhor

image
Eugen Wollfarth: “Partitë të gjejnë gjuhën e përbashkët, në bisedime për Kodin dhe reformën të hyjnë dhe partitë e vogla. Konsensusi arrihet vetëm përmes dialogut”. 

 

 

 

 

 

 


Përfaqësuesi i OSBE në vendin tonë Eugen Wollfarth vlerësoi sot se Kodi Zgjedhor ka nevojë për rishikime në mënyrë që të jetë i aplikueshëm për procese të ardhshme zgjedhore.Në një prononcim për mediat nga Liqenasi i Korcës, kreu i OSBE në vendin tonë theksoi se duhen riparë me imtësi rekomandimet e ODIHR. Wollfarth shpreson se reforma zgjedhore do të jetë e gjerë, madje të përfshijë dhe institucione si parlamenti.“Presim një reformë të gjerë që të nisë nga parlamenti”.Kreu i OSBE gjithashtu tërhoqi vërejtje për Kushtetutën. “Cdo vend bën kujdes të madh kur bën ndyrshimet kushtetuese”. Nuk mungoi nga Wollfarth dhe apeli për politikën shqiptare. “Partitë të gjejnë gjuhën e përbashkët, në bisedime për Kodin dhe reformën të hyjnë dhe partitë e vogla. Konsensusi arrihet vetëm përmes dialogut”. Ndërkohë një ditë më parë Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Carola Muller Holtkemper deklaroi në Korçë se forcat politike duhet të bashkëpunojnë për të hartuar një Kod të ri Zgjedhor.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00