Home | Politics | Një Ligj për Regjistrimin e Partive Politike?

Një Ligj për Regjistrimin e Partive Politike?

image
Në jetën praktike, shpesh partitë politike, të cilat nuk kanë mundur të mbijetojnë në skenën politike ose i kanë ngatërruar me qëllime të caktuara aktin e bashkimit dhe të shkrirjes ose nuk e kanë pasur të qartë se cilat veprime janë duke i bërë, të pa përcaktuara sa duhet me aktin e tyre të brendshëm statutin.

 

  

 

Fehmi Pireva

 

 

Kreu i Tretë i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, kryesisht i kushtohet procedurave të cilat kanë të bëjnë me ecurinë e aplikimit për regjistrim të një iniciative politike, gjegjësisht partie politike.

Dispozitat e këtij ligji përfshijnë më shumë kushtet formale-juridike dhe teknike, por nuk ngërthejnë mjaftë çështje të një rëndësie të veçantë, që praktika i ka nxjerrë shesh dhe shpesh nga institucionet relevante si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjegjësisht Zyra për Regjistrimin e Partive Politike, nuk e kanë pasur të lehtë për t’i dhënë përgjigje në një varg çështjesh të papërkufizuara me ligj si: proceduat e bashkimit të subjekteve politike, funksionimit të tyre sipas akteve të brendshme statutare, të cilat duhet të jenë në harmoni me aktet nënligjore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

As në Ligjin për Zgjedhjet në kapitullin që i referohet procedurave nga aplikimi për regjistrim e deri në marrjen e një vendimi për t’u regjistruar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve as në Rregullat e miratuara nga ky organ kompetent, nuk ekziston ndonjë përkufizim i qartë ligjor, se ku janë dallimet në mes bashkimit dhe shkrirjes së dy subjekteve politike në një subjekt.

Në jetën praktike, shpesh partitë politike, të cilat nuk kanë mundur të mbijetojnë në skenën politike ose i kanë ngatërruar me qëllime të caktuara aktin e bashkimit dhe të shkrirjes ose nuk e kanë pasur të qartë se cilat veprime janë duke i bërë, të pa përcaktuara sa duhet me aktin e tyre të brendshëm statutin.

Në Rregullën 01/2008 Për Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike ekzistojnë një numër i vogël i dispozitave, të cilat kanë pretenduar ta zbërthejnë procedurën e bashkimit të dy a më shumë subjekteve politike, shih nenin 11 Bashkimet, i Rregullës së cekur më lartë.

Në vazhdim të po kësaj Rregulle, si në nenin 12 të Statuti i Partisë, jepen një varg parimesh bazë që partitë politike duhet t’i përcaktojnë me statutin e tyre, si procedurat për anëtarësim, të drejtat dhe përgjegjësitë e anëtarëve, procedurat lidhur me ndryshim-plotësimet në statut dhe programin politik, mbajtjen kuvendeve, zgjedhjen e kryetarit dhe organit ekzekutiv si dhe shpërndarjen e partisë politike.

Aplikimet për regjistrim janë më të theksuara gjatë periudhave zgjedhore ose në rast të shpërbërjes së një subjekti politik, ku njëri grup del humbës brenda ish- partisë dhe pretendon që në një organizim të ri të shpërfaq konceptin politik dhe të përcaktoj mënyrën e organizimit.

Problemet që lindin shpesh pas këtyre situatave janë më shumë të drejtat se sa obligimet, ata që kanë obligime përpiqen t’i shmangen përgjegjësive ose duke gjetur zbrazëtira ligjore e vejnë në sprovë marrjen e vendimeve të bazuara në ligj dhe aktet tjera nënligjore.

Reforma e cila po vazhdon të ndodh lidhur me ndryshimet në Ligjin për Zgjedhjet, vërtetë duhet të jetë e thellë dhe e gjithanshme, që në të ardhmen ta kemi një ligj të qëndrueshëm, i cili nuk ka nevojë të ndryshohet pas çdo viti zgjedhor, ku inkorporohen të gjitha procedurat nga lindja e një subjekti politik duke i parashikuar saktë të drejtat dhe obligimet, qoftë nga transformimi i tij nëpërmes procedurave të bashkimit apo shkrirjes në një subjet tjetër politik, si dhe obligimet që dalin nga periudha e të qenurit aktiv.

Komisioni për reformimin e Ligjit për Zgjedhjet sa i përket kapitullit që ka të bëjë me regjistrimin e partive politike duhet t’i ketë parasysh se kësaj çështje duhet t’i qaset nga dy aspekte : E para , të iniciohet propozimi për të pasur një Ligj të veçantë, i cili do t’i përcaktonte procedura lidhur me regjistrimin e subjekteve politike ose ta plotësoj më shumë Kapitullin - III- brenda Ligjit aktual për Zgjedhje duke i përfshirë brenda tij, disa nga çështjet e ngritura si dhe të bashkëpunoj ngushtë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të implementuar propozimet, sugjerimet dhe rekomandimet që dalin prej tij.

 

(Autori është zyrtar i lartë ligjor në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim)

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0