Parazitët në Washington
Kablli i Nëntorit të 2008-s nga Ambasadori Uithers (lëshuar nga Wikileaks) për dërgimin e trupave shqiptare në Irak e konfirmon informacionin që kisha marrë nga Kosta Trebicka disa vite më parë për “parregullsitë” rreth pagave të ushtarëve shqiptarë jashtë.
Nga Gary Q. Kokalari
Kushdo që mendon se një skemë e tillë ka ndodhur nën hundën e Berishës pa dijeninë e tij, për mendimin tim, është komplet budalla. Ka më shumë mundësi që hëna të jetë prej djathi sesa të ngjasë kjo
Kablli i Nëntorit të 2008-s nga Ambasadori Uithers (lëshuar nga Wikileaks) për dërgimin e trupave shqiptare në Irak e konfirmon informacionin që kisha marrë nga Kosta Trebicka disa vite më parë për “parregullsitë” rreth pagave të ushtarëve shqiptarë jashtë. Ndoshta ju kujtohet qe këto trupa kanë qënë kontibuti i Shqipërisë për “Koalicionin e Vullnetshëm”.
Në një përpjekje për të përfituar nga SHBA-ja dhe si një mënyrë e re pasurimi, zyrtarët e qeverisë shqiptare, të Kryeministrit Sali Berisha qenë të gatshëm të dërgonin ushtarët shqiptarë në Irak.
Sipas kabllit të Uithersit, këta ushtarë paguheshin 80$ në ditë për një qëndrim prej 6 muajsh në Irak, ekiuvalent me rreth 15,000$. Kushdo që i njeh standartet shqiptare, dhe duke patur parsysh nivelin e lartë të papunësisë në Shqipëri, padyshim që këto ishin vende shumë të lakmuara. Por sipas kablit të Uithersit, duket se qeveria e Berishës e gjeti një mënyrë për të përfituar edhe nga kjo situatë me një skemë për të nxjerrë pagesa haraçi nga këta ushtarë të rinj që e kishin vendosur jetën e tyre në rrezik.
Sipas këtij kablli, zyrtarët e lartë shqiptarë mund të kenë marrë pagesa haraçi deri në 7000$ nga ushtarët – pothuajse gjysmën e të gjithë pagës së tyre në kohën e shërbimit!
Ajo që e bënë këtë gjë edhe më të neveritshme është se kjo skemë djallëzore e një stili patronazhi mafioz është orkestuar nga zyrtarët e qeverisë Berisha të cilët bëjnë paradë nëpër Uashington duke rrahur gjoksin. Ndërkohë që të tjerët u binin supeve ata tregojnë me të madhe se janë aleatë të fortë të Amerikës, por duke lexuar mes rreshtave të kabllit të Uithersit, Berisha dhe Mediu mua më duken thjesht si dy parazitë që pijnë gjakun e ushtarëve të rinj shqiptarë.
Hmmm….T’u shesësh 300 milionë dollarë municione të gërryera kineze taksa paguesve amerikanë nëpërmjet AEY-së dhe një kompanie bazë në Qipro dhe tu marrësh haraç ushtarëve shqiptarë në Irak, bëhen jo pak para… Mund të blihen jo vetëm shumë ora të shtrenjta, por mund të punësosh edhe disa nga lobistët më të shtrenjtë të Uasingtonit.
Ajo që nuk thotë ky kabëll dhe ajo që e bën edhe më mizore situatën është se në mënyrë indirekte, qeveria Amerikane po e subvenciononte dërgimin e trupave Shqipatrë në Irak. Dhe kushdo që mendon se një skemë e tillë ka ndodhur nën hundën e Berishës pa dijeninë e tij, për mendimin tim, është komplet budalla. Ka më shumë mundësi që hëna të jetë prej djathi sesa të ngjasë kjo.
Në rast se unë gaboj, ka një mënyrë shumë të thjeshtë për Berishën ta shfajsojë veten nga barra e këtyre krimeve të reja. Dhe kjo mund të bëhet duke urdhëruar një hetim jo partizan dhe të menjëhershëm. TANI! Siç jam ofruar edhe në të kaluarën, do të isha i lumtur të ndihmoja në një hetim të tillë.
Comments (0 posted)
Post your comment