Latest News
Festohet ribashkimi i Gjermanisë
Në kujtim të 3 Tetorit do të zhvillohen një sërë aktivitetesh në ish-kryeqytetin gjerman Bon.
Klosi News
3 Tetori shënon përvjetorin i ribashkimit të Gjermanisë. Në kujtim të kësaj dite do të zhvillohen një sërë aktivitetesh në ish-kryeqytetin gjerman Bon. Në fillim do të zhvillohet një meshë ndërsa në sallën e dikurshme plenare të Bundestagut do të mbahet një akt solem për të rikujtuar këtë ditë. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Andreas Vokuhle, do të jetë ai që do të mbajë fjalimin e këtij viti. Pjesë e aktiviteteve do të jenë kreret më të lartë të shteteve, anëtarë të partive politike dhe të shoqërisë civile. Ndërkohë që nga mediat gjermane, mësohet se festimet kanë nisur që nga dita e shtunë.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment