Latest News
KQZ: Votuan 46% e zgjedhesve
Burimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëjnë të ditur se ende nuk ka të dhëna përfundimtare për pjesëmarrjen në Durrës, Korçë, Elbasan.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e fundit për pjesëmarrjen e shqiptarëve në votime, në disa qarqe të vendit. Sipas të dhënave të grumbulluara nga KQZ-ja, mësohet se në shkallë vendi është shënuar një pjesëmarrje në votime në rreth 46% .
Burimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëjnë të ditur se ende nuk ka të dhëna përfundimtare për pjesëmarrjen në Durrës, Korçë, Elbasan.
Sapo të mbërrijnë, ato do të bëhen publike. Pas mbylljes së votimit Kryeministri Berisha vlerësoi si shumë të kënaqshme pjesëmarrjen në votime. Po ashtu edhe lideri i PS-së, Edi Rama deklaroi të njëjtën gjë, duke falënderuar gjithë shqiptarët për pjesëmarrjen e tyre në këtë ditë historike.
Pjesëmarrja në votime sipas KQZ-së, deri në 14.30:
Berat 37%
Dibër 31%
Durrës 34 %
Elbasan 37%
Fier 38 %
Korcë 35%
Kukës 41%
Lezhë 34%
Shkodër 35%
Tiranë 38%
Vlorë 33 %.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment