* * *
Sipas Këshillit të Europës, Shqipëria është marr peng nga një grup i vogël njerëzish në pushtet. Kështu, Miratimi i rezolutës për Shqipërinë në Këshillin e Europës pak ditë më parë nuk ka kaluar pa komente nga politikanët e pranishëm në sallë.
Këshilli i Europës ka bërë një deklaratë edhe më tronditëse për Shqipërinë, pasi tha dy ditë më parë se politika shqiptare ka ngrirë prej 20 vitesh. Sipas Këshillit të Europës, Shqipëria është marr peng nga një grup i vogël njerëzish në pushtet. Kështu, Miratimi i rezolutës për Shqipërinë në Këshillin e Europës pak ditë më parë nuk ka kaluar pa komente nga politikanët e pranishëm në sallë. Veç optimizmit dhe qëndrimeve ku bëhej apel për reforma, deklarata e kryetari të grupit socialist në Asamblenë e KiE, Andreas Gross ka qenë fshikulluese për të dyja palët. Në një koment të shkurtër që ka bërë për situatën në vend, ai nuk e fsheh se sjellja e klasës politike dhe përqendrimi i pushtetit politik në vetëm pak duar,të cilat nuk dinë të bëjnë marrëveshje, është një turp i politikës shqiptare. "Unë shpresoj shumë kur raportuesit thonë se Shqipëria është në një rrugë premtuese. Unë nuk jam shumë i sigurt. Unë ende mendoj se vendi është në duart e një grupi të vogël njerëzish. Ky është një turp", është shprehur Gross gjatë diskutimit për dokumentin e deputetit suedez Bjorn von Sydou.
Apeli i tij ka qenë edhe më konkret për klasën politike dhe për demokracinë e brendshme partiake. Ai tha se politikanët kryesorë edhe pse mund të jenë rinj biologjikisht, kanë mentalitet të vjetër dhe janë të paaftë për të bërë marrëveshje. "Ne duhet të theksojmë se optimizmi mund të justifikohet, nëse palët demokratizohen vet, në mënyrë që njerëzit të mos jenë viktima të paaftësisë së dy apo tre burra të vjetër për të rënë dakord. Ata nuk janë aq të vjetër, por mund të jenë të vjetër edhe nëse biologjikisht, janë të rinj", është shprehur ai. Ai ka theksuar se përpjekjet e KiE kanë qenë një vit më parë në linjën e demokratizimit të partisë.
Ndërkohë, hartuesi i raportit dhe kryetar për Çështjet Politike, Bjorn von Sydou, theksoi se politika në Shqipëri ka ngrirë. “Situata politike shfaqet e ngrirë në pamjen e saj për pothuaj rreth 20 vite. Të dy partitë kryesore politike nuk kanë treguar vullnet politik për të arritur konsensus për çështje thelbësore. Që të dyja partitë kryesore, lidhur me demokracinë e brendshme në parti, kanë ende ndikime nga sistemi i vjetër politik në Shqipëri”, tha ai.
Comments (0 posted)
Post your comment