* * *
Progresi është penguar nga ngërçi politik e bojkoti parlamentar, pavarësisht përpjekjeve tona për të mbështetur progresin. Kohët e fundit kemi pasur sinjale pozitive.
Komisioneri Europian për Zgjerimin ka prezantuar para anëtarëve të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Europian, progres raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor, që aspirojnë të marrin statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, mes tyre dhe Shqipëria. Fyle e quajti këtë vit si të rëndësishëm për integrimin, duke pasur parasysh dhe dorëzimin e kriminelëve të luftës në Hagë.Në lidhje me Shqipërinë, Fyle është ndalur shumë pak duke vënë në dukje se ngërci politik ka penguar progresin. “Do të kisha dashur të shikoja më shumë progres. Vitin e kaluar identifikuam 12 prioritete.
Progresi është penguar nga ngërçi politik e bojkoti parlamentar, pavarësisht përpjekjeve tona për të mbështetur progresin. Kohët e fundit kemi pasur sinjale pozitive. Është urgjente të nisin dialogun e të mbanin një nivel bashkëpunimi që do të lejonte progresin në BE."- tha Fyle.
Comments (0 posted)
Post your comment