Home | Politics | Depeshet diplomatike, politika dhe kombi

Depeshet diplomatike, politika dhe kombi

image
Politikës sonë nuk i duhet një katarsis, por gjithsesi që ka nevojë për dosjen e pastërtisë. Politikës nuk i bëhet vonë, por popullit po, sepse ai e përjeton më së shumti andaj i duhet një rregull i rotacionit logjik ndërtuar mbi parimet bazë demokratike duke ngirtur e kultivuar atributet shtetërore e kombëtare dhe duke i shtyrë proceset e interesave popullore përpara në rrjedhshmërisë logjike të pushteteve. 

 

Arbër Salihu


(Marrë shkas nga letra e ambasadorit Amerikan ne Tiranë J. Withers II drejtuar shqiptarëve)

Opinion shqiptarë thuajse çdo ditë po merr nga një depesh diplomatik ku nga Tirana e ku nga Prishtina. Fenomeni Wikileaks dhe e vërteta po pështjellohen në retoriken e politikes iluzioniste ditore që servohen nga përfaqësuesit tanë. Është shumë i habitshëm fakti i politikës se rrugës i cili ndërtohet mbi modelin e politikës së konspiracionit “se kështu donë Amerika apo këtë e ka bërë filan ambasada” . Roli i ambasadave i cili i vishet anmemozitetit të politikës sonë për tu barazuar në opinionin publik, tash për qytetarin kritik nuk do të duhej të pinte ujë.
 
Letra e mikut Ambasador!!!
 
Gjeografia politike në Tiranë është një mishmash akuzash ditore të cilat serviren në pabesi por që nga stërpërsëritja ndërtojnë një taban të opinionit publik nga i pabindur në lojtarë të kontrolluar dhe të bindur. Si çdo shërbim diplomatik i strukturuar dhe me peshë edhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka formën dhe mënyrat e komunikimit, ndërtimin e bazës së informacionit dhe formimin e skeletit reprezentues për një shtet respektiv.
 
Depshet e ambasadorit J. Withers të cilat tash kanë marr udhë përmes Wikileaks dhe po i shtrohen opinionit nuk janë asgjë tjetër veçse një ndërtim i strukturës së gjeografisë politike të shtetit shqiptar. Na pëlqej ose jo e vërteta ka peshën e sigurisë dhe vulën e mosdështimit. Andaj ambasada amerikane ndërton opinionin e saj si për shtetet mike edhe ato jomike mbi informatat e sakta dhe burimet e vërteta. Njëri nga këto burime është edhe vrojtimi i përditshëm politik që i bëhet nga ambasadori i shtetit për vendin në shërbim. Rasti i kabllogramve të J. Withers është se ai nuk ka mbyllur sytë ne raport me korrupsionin duke detektuar dhe shfaqur atë lakuriq siç është. Ai nuk ka bërë kompromisin e ulet i cili thuajse është model i politikës sonë që t’i mbyll sytë kur atakohet vullneti i qytetarëve dhe vidhet vota e lire nga cilado anë politike qoftë ajo. Ai si shërbëtor i kombit të tij në një vend të huaj e pa me kujdes rrugën e kombit tonë dhe informoj eprorin e tij për gjithçka që shihte të arsyeshme të thuhej.
 
Faji i ambasadorit është aty që politika dhe populli ynë thuajse po i bënin dy dekada demokraci e jodemokraci, zhvillim e korrupsion, rregull jetese joligjore nën formatin e ‘ligjit të heshtjes’ ku të gjithë e dinë se çfarë po ndodh po askush nuk merr guximin ta thotë. Ky është mëkati i ambasadorit mik i vërtet i qytetarit të pashpresë shqiptarë dhe jo aq mik i politikës së koncesioneve joligjore dhe korruptive që ka zënë fill tash e dy dekada në vendin tonë.
 
Ambasadori J. Withers në letrën e tij drejtuar shqiptarëve tha se Ambasadat Amerikane thënë gjithmonë të vërtetën. A duhet ta gozhdojmë ambasadorin që e adresoj të vërtetën në DASH ashtu siç ishte, apo duhet për një moment të ndalemi dhe kujtojmë se këto dy dekada janë rasti i humbur i deklarimit të vërtetës dhe terreni i fituar i politikës obstruksioniste e plangëprishëse të pushtetarit në raport më qytetarin.
 
Pse është ndarë zona në mes te qytetarit dhe pushtetarit llogaridhënës? A mos vallë llogaridhënia nuk është e kodifikuar askund në moralin e humbur të politikës sonë? Dhe në çdo pyetje konkretet për një pushtet të rregullave të Monteskjeit do të na paraqitet disbalanca e Princit Makiavelist që sundoj demokracinë e dy dekadave në atdheun tonë.
 
Kokëdhembja nga depeshet dhe politika
 
Rregullat e arta të praktikës së mirë thonë, në qoftë se në hapin e dhjetë e keni parë gabimin kthehu përmirëso hapin e parë sepse aty keni çaluar! Kjo nuk do të thotë së populli shqiptarë ka gabuar në zgjedhjen e sistemit demokratik aspak. Por se te zgjedhurit për t’i prirë këtij sistemi janë të gabuarit këtu mund të diskutohet gjatë. Pas çdo rënie të sistemit ata të cilët i prijnë rënies së sistemit edhe janë të parët e privilegjuar për ta marr udhëheqjen e re. Që të mos futem aty ku nuk do të mund të dalë po e them se nuk po dyshoj në këtë rregull, por dyshimet e mia janë në rregullin botërore te politikës ku thotë se çdo udhëheqës është ne vetvete diktatore kur fillon e zgjatë pushtetin. Ose ndryshe thënë pushteti i stërzgjatur ta humb fillin e parimeve që mund ta kesh pasur me atë që vepron (kujto këtu Gadafin që rrëzoj pushtetin në emër të lirisë e demokracisë për tu rrëzuar vet nga demokracia reale qytetare).
 
Politikës sonë nuk i duhet një katarsis, por gjithsesi që ka nevojë për dosjen e pastërtisë. Politikës nuk i bëhet vonë, por popullit po, sepse ai e përjeton më së shumti andaj i duhet një rregull i rotacionit logjik ndërtuar mbi parimet bazë demokratike duke ngirtur e kultivuar atributet shtetërore e kombëtare dhe duke i shtyrë proceset e interesave popullore përpara në rrjedhshmërisë logjike të pushteteve. Mbi të gjitha politikës sonë i duhet logjika kombëtare e cila u stërkeq në hermetizmin komunist, por u ruajt duke mos u fërkuar me politikën. Kjo është rruga që do të duhej të ndiqej nga politika shqiptare e cila lë shumë për të dëshiruar.
 
Politika ditore dhe Kombi
 
Proceset politike janë peshorja e matjes kombëtare të një populli, përderisa populli ynë shqiptarë nuk u peshua asnjëherë në raport me proceset që kaloj bota. Jo sepse nuk deshi por fati i keq shqiptarit në shekullin XVIII-XIX ishte se ai në vend që të shumëzohej me vetveten ai u pjesëtua me vetveten. Shqipëria e Ismail Qemalit kishte fatin e tkurrjes kurse ilimunizmi shqiptar kishte fatin e tjetërsimit, sa bota shqiptare humbi shumë edhe për nga territori, por edhe nga vetja e saj identitare. Se sa shumë humbi për nga territori populli shqiptarë, na dëshmon edhe historia e 100 vjetëshit të fundit, por rrëqethës është fakti se tani po e jetojmë kohën e koncesionarve të rinj kur përmes bisedimesh po falin territore të reja (kujtoj këtu rastin e Mitrovicës dhe bisedimet e reja politike, kur Kosova është paralizuar nga decentralizimi politik dhe etnik).
 
Sa për mos t’i mjaftuar kjo e keqe, kombit shqiptarë i dolën në ndihmë pushtetarët të cilët thuajse nga i pari e tutje vënin në peshoren e kombit interesin personal, ndërsa në interesat personale të tyre nuk po kursehen edhe elementet shpirtërore, identitare dhe kombëtare. Ndaj kasta politike në Tiranë dhe në Prishtinë përveç që akuzohen nga opozita e sotme si korruptive, lirisht mund të futën nën shënjestrën e akuzave të tjetërsimit identitarë. Elita e sotme politike ne pushtet thuajse janë të gatshëm që të diskutojnë “kombin si fe”, dhe kombësinë si status juridik, andaj këta edhe mund t’i falin pesë shekuj histori Ilire duke i pronësuar kishat ortodokse si serbe, por edhe mund të harrojnë çfarë janë në emër të një CENSUS-i politik aspak kombëtarë, dhe këtyre ditëve kjo sikur po i fërkon interesat politike të këtyre politikanëve deri në territore të ndara përfitimi, dhe jo si shtete të ndara, por të një kombi.
 
Së fundi edhe në këtë kohë depeshët që rrodhën nga ambasadat amerikane e thanë qartë se politika e Shqipërisë dhe e Kosovës edhe pse janë në asimetri me vullnetin e kombit, ato kanë vënë pikat e interesit ekonomik dhe interesave të tjerë të ngushtë që janë në simetri me politikën përkundër vullnetit të kombit. Pushtetarët e dy shteteve shqiptare duke mos i gjet pikat e interesit dhe tregut ekonomik personal, nuk po i gjejnë pikëprerjet e bashkimit kombëtarë. Faktori shqiptarë në Ballkan vuan luftën e egër të dy qeverive të veta dhe pëson influencën e mundshme politike duke mbetur një aktor politik i Ballkanit si një i leckosur.
 
Dhe nuk duhet të na habit depeshi i zonjës ambasadore Kaydanow në Prishtinë ku i bëhet një kërkesë nga zoti Thaçi kryeministër i Kosovës që ta lajmëroj State Deparatmentin që ta vë dorën e vëllait të madh mbi politikën e Tiranës e të mos zë në gojë bashkimin kombëtarë, sepse zotëriut në fjalë po i rrezikohej kibuci i tij ekonomik e politik sikurse po i rrezikohej Berishës glokalizmi i tij prej një despoti i imituar keq edhe nga vetë Thaçi.
 
Andaj J.Withers nuk kishte faj kur qortoi Berishën për mosndërhyrje në punët e krahinës tjetër shqiptare të Shqipërisë, sepse kështu po kërkonte i pari i fshatit tjetër. Ndaj konsideroj që populli shqiptarë në raport me politikën është i rrezikuar edhe në vetë identitetin e tij, ngase politika nga të dyja anët e kufirit po e përdor eliminacionalizmin ku me kosovarizëm e ku me census politik.
 
Krejt në fund po e kujtoj shprehjen e Konicës që ua kujtoj shqiptarëve edhe vetë i nderuari ambasadori J. Withers në njërin nga depeshet e tij,“Shqipërinë e krijoi fati, e ruajtën idealistët dhe po e shkatërrojnë Politikanët”.
 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0