Home | Politics | Skandali Lavitola- Meta

Skandali Lavitola- Meta

image
Në gazetat italiane citohet:“Kur vjen puna tek energjia, logjika politike vepron më shumë se ajo ekonomike. Lavitola dhe miqtë e tij janë shumë të kujdesshëm dhe e dinë shumë mirë vlerën e ndërmjetësimit si moment deçiziv. 


Në median italiane ende po hulumton për të zbardhur me detaje çështjen aq shumë të përfolur edhe në median shqiptare biseda telefonike mes sekserit të Berlusconit dhe Ilir Metës.  Në bisedën telefonike të zbardhur “sekseri” i kryeministrit Silvio Berlusconi i bënte presion ministrit të jashtëm Franco Frattini për ti mundësuar takimin me zv.kryeministrin shqiptar Ilir Meta 21 tetorin e vitit 2009. Në medait italiane përflitet se gjithçka bëhet fjalë për projektin që lidh rrjetin e gazit mes Azisë qendrore dhe Europës.
Në gazetat italiane citohet:“Kur vjen puna tek energjia, logjika politike vepron më shumë se ajo ekonomike. Lavitola dhe miqtë e tij janë shumë të kujdesshëm dhe e dinë shumë mirë vlerën e ndërmjetësimit si moment deçiziv.

Referuar të dhënave të hetimit në prokurorinë e Barit në lidhje me politikën, 11 shkurtin e vitit 2009 Gianpaolo Tarantini takon kryeministrin Silvio Berlusconi posaçërisht për të diskutuar në lidhje me projektin e gazit”.Në fakt në dhjetor Shqipëria dhe Italia firmosën marrëveshjen sipas të cilës qeveritë bien dakord për të shmangur shumë hapa burokratik. Rrjeti trans-atlantik i gazit mund të lidhë Turqinë dhe Italinë përmes Shqipërisë dhe përfshin brenda vetes një investim së paku me 1.5 miliard për të transportuar 10 miliard metër kub gaz në një vit.

Marrëdhëniet e Italisë me Shqipërinë janë intensive dhe komplekse sa Berluskoni tentoi të përfshinte edhe Tiranën në draft por ende ka marrëveshje të pambyllura. Në 20 tetorin e vitit 2010 kryeministri shqiptar shkruan një letër konfidenciale për Silvio Berluskonin. “Jam i kënaqur që mbështetja juaj do të krijojë bazën e nevojshme që projekti TAP të bëhet një realitet dhe të shndërrohet në një korridor të favorshëm gazi për Italinë, Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian”.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0