Shqiperia Natyrale eshte oferte per paqe dhe stabilitet
Qellimi i saj, eshte evidentimi I fakteve, se Platforma e shqiperise natyrale, nuk drejtohet as kunder paqes rajonale dhe as kunder fqinjeve te shqiperise. Ne te kundert, Shqiperia natyrale, eshte nje oferte per paqe, per stabilitet dhe mireqenie te te gjithe popujve te Ballkanit.
Koço Danaj
Kjo analize, i drejtohet, politikes dhe opinionit public, shqiptar, serb, grek dhe maqedonas dhe malazez.
Qellimi i saj, eshte evidentimi I fakteve, se Platforma e shqiperise natyrale, nuk drejtohet as kunder paqes rajonale dhe as kunder fqinjeve te shqiperise. Ne te kundert, Shqiperia natyrale, eshte nje oferte per paqe, per stabilitet dhe mireqenie te te gjithe popujve te Ballkanit. Njekohesisht, kjo analize eshte edhe nje ftese per debat me cilindo, studjues apo politikan, serb, grek, maqedonas apo malazez
Arsyeja tjeter qe me nxiti per kete analize, jane mbi 450 shkrime dhe analiza te botuara ne shtypin serb, malazez, maqedonas dhe grek gjate nje viti si dhe heshtja e politikes shqiptare, qe ndersa pergatitet per 100 vjetorin epavarsise, ka frike te thote se ky 100 vjetor eshte I Shqiperise natyrale.
Zgjidhja e pare dhe kryesore ne Ballkan eshte bashkimi I shqiptareve, eshte krijimi I Shqiperise natyrale. Pse e them kete? Po paraqes disa fakte per dijeni por edhe per gjykim.
1-Kombi shqiptar eshte nje rast unikal ne kontinentin europian. Shqiperia aktuale, eshte I vetmi shtet ne Europe, qe pergjate gjithe vijes kufitare tokesore ka vetvehten. Ky absurd fillon qe nga Hani I Hotit ne veri dhe perfundon ne Qafen e Botes ne jug. Pra kemi te bejme me nje rast sui generis.
2-Rregullimi I statusit te trojeve shqiptare, pergjate nje shekulli I eshte nenshtruar 7 Marreveshjeve nderkombetare, vendimet e te cilave ose kane qene koloniale ose kane qene arnime pjesore te pjeseve te ndryshme te kombit shqiptar. Ato jane Marreveshja e Londres,Marreveshja e Versajes, Marrveshja e Jaltes e vitit 1945, Marrveshja e Rambujese e cila ju kushtua vetem nje pjese te teritorit shqiptar sic ishte Kosova, Marreveshja e Konculit e marsit 2001, qe ju kushtua nje pjese te kombit shqiptar sic eshte Lugina e Presheves, marrveshja e Ohrit e gushtit 2011, e cila ju kushtua nje pjese te teritorit shqiptar ne Fyrom. Aktualisht kombi shqiptar jeton ne dy shtete qe jane Shqiperia artificial dhe kosova, ne shqiperine Lindore ne FYROM me status te popullit shtetformues dhe ne dy pakica kombetare ne Mal te Zi dhe ne Serbi. Por nuk ekziston fare ne krahinen shqiptare te Camerise, pasi u deportua me dhune ne vitin 1944.
Sot kur flitet per marrdhenie te reja nderkombetare te mbeshtetura jo ne te drejten e forces, por ne forcen e se drejtes, shqiptaret kane te drejte te kerkojne riparimin teresor dhe jo pjesor te padrejtesieve koloniale qe jane bere ndaj tyre.
3-Te gjithe fqinjet e shqiperise natyrale, e kane fituar pavarsine e tyre para shqiptareve. Shqiptaret e fituan me aktin juridik te Kuvendit te Vlores ne 28 nentor 1912. Por cfare ka ndodhur? Te gjithe fqinjet e shqiperise natyrale jane zgjeruar si teritore pas shpalljes se pavarsise, ndersa vetem shqiptret jane rrudhosur dhe coptuar si teritore pas shpalljes se pavarsise.
4-Pergjate nje shekulli, shqiptaret festojne 28 nentorin 1912 si date te shpalljes se pavarsise se tyre dhe nuk festojne daten qe vendosi coptimin e tyre dhe krijimin e Shqiperise artificiale qe eshte sot, date qe eshte 29 korriku 1913. Fuqite e medha e njohin nje date te tille si feste kombetare te shqiptareve
5-Kushtetuta e Republikes se Shqiperise ne Preambulen e saj, pranon te drejten e bashkimit te shqiptareve ne nje shtet si te drejte legjitime. Fuqite e medha qe e kane miratuar kete Kushtetute e kane pranuar kete te drejte, duke mos bere asnje vrejtje per Preambulen e saj.
6-Sot ekzistojne dy shtete e gjysem shqiptare qe mund ta realizojne kete me ane te mjeteve paqesore
7-Ne muajin tetor 2010, nje organizate prestigjioze nderkombetare, Gallup Internacional ne nje nga sondazhet e saj beri publike keto shifra: Ne Kosove, mbi 81 perqind e shqiptareve duan bashkim me Shqiperine, ne Shqiperi, 63 perqind e shqiptareve duan bashkim me Kosoven, ne maqedoni 83 perqind e shqiptareve duan bashkim me Shqiperine.
Me duhet te bej nje korigjim nocionit politik te perdorur nga fqinjet dhe disa politikane serbe, greke, maqedonas apo malazeze. Ata kur flasin per bashkimin e shqiptareve, perdorin nocionin Shqiperi e Madhe. Une jam kunder Shqiperise se Madhe. Perse? Sepse nocioni Shqiperi e Madhe lindi pas marrveshjes Ciano-Ribentrop te vitit 1941, pra eshte nje nocion nazi-fashist. Ndersa une jam antifashist, prandaj pranoj Shqiperi Natyrale, domethene, shqiperia ne kufijte e saj natyrale. Dhe keto kufij jane ato qe shpalli Kuvendi i Vlores ne vitin 1912. Ndersa lidhur me bashkesine nderkombetare, une e di se ajo kerkon paqe ne rajon, kerkon stabilitet, prandaj ka filluar edhe ta perkrahe idene e bashkimit te shqiptareve. Rendesi ka qe mbeshtetesit e Shqiperise natyrale jane kunder dhunes, pra kane si filozofi te tyre devizen: Dialog me kedo, dialog per gjithshka. Ai qe ka te drejte nuk ka frike nga dialogu. Bashkesia nderkombetare ne funksion te paqes i ka anulluar disa konferenca nderkombetare si per shembull, ate te Versajes apo te Jaltes. Ne Versaje, u krijua mbreteria serbo-kroato-sllovene, asokohe ju anullua pavarsia Malit te Zi. Por sot kjo mbreteri nuk ekziston, ndersa Malit te Zi ju rikthye pavarsia. Atehere, duhet te anullohet, edhe e fundit Marreveshje nderkombetare, qe eshte ajo e Londres 1913, e cila coptoi ne pjese kombin shqiptar. Si do te behet kjo? Me rruge demokratike. Per shembull: Lista per Shqiperi Natyrale se shpejti do te kerkoje ne GJND, ne Hage, anullimin e saj dhe demshperblimin e kombit shqiptar me 100 miliard sterlina nga 6 fuqite e medha. Po sjell per opinionin tuaj, disa fakte, nga kjo konference.
Fakti i Pare: Konferenca e Londres nuk eshte nje Konference zyrtare. Qe ne fillim ajo mori vendim qe te mos mbante proces Verbal. Nje veprim i tille, te kujton veprimet e atij qe ben nje krim dhe merr masa te fshehe gjurmet e krimit.
Fakti i dyte: Kjo konference nuk u mblodh, per te diskutuar pavarsine e Shqiperise se shpallur ne 28 nentor 1912, por per te pajtuar Serbine, Malin e Zi, Bullgarine dhe Greqine me Turqine. Ja pohimi i ambasadorit francez ne kete konfrerence, Pol Kambon: U mblodhem sot date 16 dhjetor per te arritur nje marreveshje midis Serbise, Greqise, Bullgarise, Malit te Zi dhe Turqise ne zyren e Greyt (Kambon, Korespodenca, faqe 31)
Fakti i trete: Pol Kambon ne fund te Konferences pohon se: Ballkaniket tane iken, por mbeten pa u zgjidhur dy problemet me te renda, Kufijte e Shqiperise dhe ishujt e detit Egje.(Po aty, faqe 57)Fakti i katert: Drejtuesi i Konferences ishministri i jashtem britanik Grei, u shpreh ne Dhomen e komuneve se ne e coptuam Shqiperine, per te vendosur paqen midis fuqive te medha. Por pas nje viti filloi Lufta e pare boterore.
Fakti i peste: Ishministri i jashtem britanik, Robin Kuk, deklaroi ne prill 1999 ne Dhomen e Komuneve se ne duhet te riparojme padrejtesite qe i kemi bere kombit shqiptar. Ka edhe fakte te tjera, qe do ti vihen ne dispozicion GjND ne Hage.
Shqiperia natyrale do ta qetesoje Rajonin, do ta stabilizoje ate, do te jape mundesi te stabilizohen edhe rajone te tjera si Bosnja apo Maqedonia. E kunderta, do vazhdoje ta destabilizoje rajonin, sepse do nxise rryma radikale. Shqiperia Natyrale nuk drejtohet kunder askujt, ajo synon marrdhenie miqesore me fqinjet, por secili ne shtepine e tij. Shqiperi natyrale do te thote zevendesimi i boshtit Beograd-Athine me Trekendeshin Tirane-Beograd-Athine, pas bashkimit te Kosoves dhe trojeve shqiptare ne Maqedoni me Shqiperine
Disa politikane serbe, greke, maqedonas, malazeze, por edhe disa politikane shqiptare thone se bashkimi i shqiptareve do provokoje efektin Domino ne rajon. Nuk eshte e vertete. Pse?
Sepse në rajon nuk ka asnje komb tjetër I cili përgjatë të gjithë kufirit të Shqipërisë aktuale të jetë I kufizuar me vehten e tij, pra të ketë fqinj vetveten. Më konkretisht: Kur kalon Hanin e Hotit që lidh Shqipërinë me Mali I Zi, futesh përkohësisht në teritor shqiptar që është Tuzi, kur kalon Qafën e Morinës që lidh Kosovën me Shqipërinë, do kalosh në teritor shqiptar, kur kalon Hanin e Elezit që lidh Kosovën me maqedoninë do kalosh në teritor shqiptar. Kur kalon Qafën e Botës që lidh Greqinë me Shqipërinë do kalosh në teritor shqiptar, kur kalon Qafën e Thanës që lidh Maqedoninë me Shqipërinë do kalosh në teritor shqiptar. A ka ndonjë komb tjetër në rajon të ketë këtë dukuri? Jo, asnje komb. Atehere ku eshte efekti domino? Asgjekundi. Efekti Domino ekziston thjesht për të trëmbur ata që nuk e dijnë realitetin e rajonit ose që duan ta fshehin atë.
Duke pranuar te drejten e kombit shqiptar per tu bashkuar, une pranoj edhe te drejten e te tjereve, pra ne rastin konkret edhe te popullit serb. Nuk do habitem dhe e konsideroj normale, neqoftese se shpejti ne Republiken Serbe te Bosnjes zhvillohet referendumi dhe ajo bashkohet me Serbine.
Rendesi ka qe problemi te zgjidhet me paqe. Nje rajon destabilizohet kur problemet fshihen, jo kur ato thuhen hapur. Kur thashe me lart, se deviza e Shqiperise natyrale eshte Dialog me kedo, dialog per gjithshka, kam parasysh se mbeshtetesit e Shqiperise Natyrale kane nje dysheme politike te cilen nuk kane te drejte ta shkelin. Pra une pranoj te bisedoj me fqinjet mbi bazen e pavarsise se Vlores 1912. Une nuk e njoh Londren e vitit 1913.
Dhe bisedime, dialog do te thote edhe kompromis, por pasi te pranohet e drejta e shqiptareve per tu bashkuar. Do te bisedohet edhe per Shkupin, edhe per Camerine, edhe per Presheven edhe per Bujanovcin, edhe per Zubin Potokun. Por e ritheksoj, ne fillim te pranojme thelbin e problemit qe eshte: Shqiperia natyrale eshte nje domosdoshmeri dhe nje realitet qe i duhet paqes dhe mirqenies se rajonit te Ballkanit. Ja nje shembull: Ne Platformen e Shqiperise Natyrale thuhet se Cameria te shpallet zone e lire midis Shqiperise dhe Greqise. Domethene te jene te lire shqiptaret e Camerise te kthehen ne teritorin e tyre, nga i cili u debuan me force dhe padrejtesisht pra 60 vjetesh. A ka kerkese me demokratike se sa kjo.
Argumentet dhe faktet e parashtruara me siper provojne se Shqiperia natyrale eshte nje oferte per paqe dhe stabilitet drejtuar fqinjeve te saj, opinionit publik dhe politikaneve te ketyre vendeve fqinj.
Comments (0 posted)
Post your comment