Home | Politics | Topi takim me sipërmarrësit e huaj

Topi takim me sipërmarrësit e huaj

image
Presidenti shprehu mbështetjen dhe përkrahjen e nevojshme institucionale, duke theksuar rëndësinë e projekteve dhe investimeve në shkallë rajonale, për më shumë progres ekonomik në të gjithë rajonin e Ballkanit.

 
 
 
 





Presidenti Bamir Topi, priti sot në një takim të veçantë një grup sipërmarrësish të huaj, përfaqësues të kompanive të ndryshme, pjesëmarrës në Panairin Ndërkombëtar “Klik Ekspo Group” 2011, i cili do të mbahet në datat 25-30 nëntor, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në këtë takim ishin të pranishëm Ambasadori i Greqisë në Tiranë, Nikolas Pazios dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jakaj. Presidenti shprehu mbështetjen dhe përkrahjen e nevojshme institucionale, duke theksuar rëndësinë e projekteve dhe investimeve në shkallë rajonale, për më shumë progres ekonomik në të gjithë rajonin e Ballkanit.
 
Gjithashtu, Kreu i Shtetit vlerësoi “përpjekjet e suksesshme dhe iniciativat e mëdha të sipërmarrësve shqiptarë në njëzet vitet e demokracisë”, dhe organizimin e përvitshëm të panaireve, sepse në këtë mënyrë jepet një ndihmesë më konkrete dhe më e drejtpërdrejtë për të rritur bashkëpunimin mes bizneseve vendase e të huaja, për të promovuar investimet në sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare, e cila ofron mundësi të shumta në infrastrukturë, energjetikë, turizëm, etj., duke pasur qëndrueshmëri politike, ekonomike dhe lehtësira fiskale. Sipërmarrësit e huaj nga ana e tyre dhe organizatorët e Panairit, vlerësuan arritjet e Shqipërisë në mjaft drejtime.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0