Latest News
Nënshkruhet “Schengen” Ballkanik
Marrëveshja ishte propozim i palës shqiptare, e cila gjatë presidencës së iniciativës rajonale MARRI, në vitin 2010, lançoi idenë e krijimit të një zone të lëvizjes së lirë ndërmjet vendeve anëtare, i quajtur ndryshe krijimi i një “Schengen-i Ballkanik”...
Ministria e Jashtme shqiptare ka nënshkruar dje dy marrëveshje që shtojnë lirinë e ndërsjellë të lëvizjes mes fqinjëve në Ballkan. Tani shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë vetëm me karta identiteti në dy shtete fqinje, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Ky ishte një hap më tej i paktit për “ndryshimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve”, të nënshkruar më 19 shkurt 2008.
Marrëveshja e djeshme u nënshkrua nga Zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë z. Edmond Haxhinasto dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë z. Nikola Poposki. Një marrëveshje e ngjashme u realizua edhe me Malin e Zi, ajo për “ndryshimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi mbi lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve”, të nënshkruar më 6 Nëntor 2009. Marrëveshja u nënshkrua nga Zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë z. Edmond Haxhinasto dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi z. Milan Roçen.
Marrëveshja ishte propozim i palës shqiptare, e cila gjatë presidencës së iniciativës rajonale MARRI, në vitin 2010, lançoi idenë e krijimit të një zone të lëvizjes së lirë ndërmjet vendeve anëtare, i quajtur ndryshe krijimi i një “Schengen-i Ballkanik”, nxitur edhe nga përvoja pozitive e përdorimit të kartave të identitetit si mjet udhëtimi me Republikën e Kosovës. Marrëveshja së shpejti do të nënshkruhet edhe me Bosnjë-Hercegovinën.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment