Home | Politics | "Vetëvendosja" në Protestë

"Vetëvendosja" në Protestë

image
Protesta do të nisë në orën 13:00 kur aktivistët e lëvizjes “Vetëvendosja” do të vendosën në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë. Një ditë më parë VV garantoi se do të përkujdeset që protesta të jetë paqësore dhe bllokimi do të jetë vetëm në një pjesë të ...



 
 
 
 
 
 
 
Sipas liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti protesta e sotme nuk do të bllokojë qarkullimin e lirë të qytetarëve, por do të bllokojë hyrjen e mallrave nga Serbia në Kosovë. “Protesta jonë paqësore është e drejtuar kundër Serbisë, e cila prej Kushtetutës së saj ku shkruan që Kosova është pjesë e Serbisë, e deri te deklarata e qëndrimi dhe sjellja e nëpunësit apo zyrtarit me të ulët shtetëror ka qëndrime kundër pavarësisë së Kosovës dhe plane anti-shqiptare”, tha Kurti.
 
Protesta e sotme organizohet pasi Qeveria e Kosovës nuk po zbaton vendimin e Kuvendit të Kosovës ku me shumicë votash, deputetët e Parlamentit, më 7 Dhjetor 2011, miratuan mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për marrjen e masave të reciprocitetit në raport me mallrat e Serbisë.
“Reciprociteti është vlerë e Bashkimit Europian. Shtetet në Bashkimin Europian e njohin njëra tjetrën dhe janë në marrëdhënie reciproke. Nuk ka asnjë shembull tjetër në botë ku dy shtete që nuk kanë marrëveshje të paqes dhe që nuk e njohin njëra tjetrën megjithatë kanë marrëveshje me të tregtisë së lirë siç është rasti më Kosovën dhe Serbinë”, tha Kurti.

Lëvizja “Vetëvendosja” do të vendoset sot në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë për të bllokuar hyrjen e mallrave serbë drejt Kosovës, si zbatim i marrëveshjes së reciprocitetit. 
Protesta do të nisë në orën 13:00 kur aktivistët e lëvizjes “Vetëvendosja” do të vendosën në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë. Një ditë më parë VV garantoi se do të përkujdeset që protesta të jetë paqësore dhe bllokimi do të jetë vetëm në një pjesë të rrugës, për të bllokuar hyrjen e kamionëve me mallra serbe.
Drejtuesit e Vetëvendosjes, thanë se, do të bllokojnë rrugët vetëm me trupa të njerëzve dhe jo duke hedhur dhera dhe rreth 200 persona do të jenë kujdestarë në dy vendkalimet kufitare me Serbinë që protesta të mos përshkallëzojë. Nga ana e saj Policia deklaron se nuk do të lejojë bllokimin e pikave kufitare.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00