Latest News
Presidentet ne Oher
Tre Presidentët e rajonit do të zhvillojnë takime jozyrtare.
Me ftesë të Presidentit të Maqedonise Gjorge Ivanov, të Dielën në Ohër janë takuar Presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës, Bamir Topi dhe Fatmir Sejdiu.
Qellimi i vizitës së tyre është hapja e Festivalit "Vera e Ohrit" një prej ngjarjeve më të mëdha kulturore në Maqedoni, sipari i të cilit hapet me koncertin e kompozitorit të njohur italian të muzikës së filmave Enio Morikone.
Vizita në Ohër e Presidentit Sejdiu, vjen pas anullimit të dy takimeve të mëparshme, të tij, në Maqedoni.
Tre Presidentët u takuan para disa javësh edhe në Durrës, ku u tha se janë tejkaluar 'mosmarrëveshjet' mes Ivanovit dhe Sejdiut, pasi protokolli maqedonas ndryshoi karakterin e ftesës së Sejdiut nga "zyrtare" në "takim pune".
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment