Latest News
21 Janar, protestë-homazh
Këto homazhe zhvillohen në nderim të Aleks Nikaj, Faik Myrtaj, Hekuran Dedës dhe Ziver Veizit.
Sapo ka nisur protesta - homazh e organizuar nga Partia Socialiste në nderim të viktimave të 21 Janarit të vitit të kaluar. Ashtu siç ishte parashikuar, ajo ka nisur në orën 10:30 dhe do të vijojë deri në orën 14:00. Deputetët të Partisë Socialiste së bashku me familjarë të viktimave dhe qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, do të marshojnë në heshtje përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Më herët, kryetari i Partisë Socialiste, në një postim të vënë në rrjetin social Twitter i ftoi të gjitha ata që ndejnë nevojën për drejtësi që të vijnë me një lule në bulevard. Këto homazhe zhvillohen në nderim të Aleks Nikaj, Faik Myrtaj, Ziver Veizi dhe Hekuran Dedës. Burime zyrtare nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se i gjithë aktiviteti do të shoqërohet nga muzikë funebre, ndërsa qytetarët do të ndalen në vendet ku katër viktimat humbën jetën. Më pas ata do të marshojnë drejt Akademisë së Arteve ku pritet të mbahen fjalime nga radhët e Partisë Socialiste. Ndërkohë që bëhet e ditur se forca të shumta policore janë vënë në gatishmëri para Kryeministrisë.
Me fotot e katër të vrarëve dhe lule në duar, ata po përshkojnë bulevardin “Dëshmorët e kombit”, duke ndaluar në vendet ku një vit më parë u vranë katër protestuesit e pafajshëm.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment