Home | Politics | * * *

* * *

image
“Ndaj Partia Ligj dhe Drejtësi i bën thirrje opozitës së bashkuar të ndërmarrë një aksion politik për rrëzimin e Kryeministrit të vendit.Të krijojmë një atmosferë force. Dosja e FBI-së do të zbardhë gjithçka. A do ketë forcë shoqëria jonë të demaskojë diçka të tillë, kjo është çështje tjetër”- deklaroi Ngjela.
 
 




 
 
 
 
Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, është shprehur sot se do ndëshkohen vrasësit e 21 Janarit. Ngjela ka deklaruar se do t’i propozojë tryezës së opozitës së bashkuar që të vendosë nisjen e një aksioni demonstrimi force për ta bindur kryeministrin Sali Berisha të japë dorëheqjen.
 
“Nëse nuk do jemi në gjendje që të ndëshkojmë vrasësit e 21 Janarit, gjendja jonë do të degradojë më tepër. Përgjegjësi kryesor dhe urdhëruesi kryesor është udhëheqësi Sali. Partia jonë mendon t’i drejtohet opozitës dhe popullit opozitar për të krijuar një atmosferë force për të detyruar kryeministrin të japë dorëheqjen dhe t’i drejtohet vetë organeve të drejtësisë.
 
Vrasjet e 21 Janarit mbeten elementi kryesor i fatit të demokracisë”, theksoi Ngjela. Më tej kreu i partisë Ligj dhe Drejtësi është shprehur se kryeministri Sali Berisha është përgjegjësi dhe urdhëruesi i vrasjeve të 4 viktimave të 21 Janarit.
 
“Ndaj Partia Ligj dhe Drejtësi i bën thirrje opozitës së bashkuar të ndërmarrë një aksion politik për rrëzimin e Kryeministrit të vendit.Të krijojmë një atmosferë force. Dosja e FBI-së do të zbardhë gjithçka. A do ketë forcë shoqëria jonë të demaskojë diçka të tillë, kjo është çështje tjetër”- deklaroi Ngjela.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00