Latest News
Në përvjetor, ambasadë për Kosovën
“Hapja e ambasadës, ka mision forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë”. Kështu ka deklaruar pak minuta më parë kryeministri Sali Berisha, gjatë ceremonisë për hapjen e ambasadës së Kosovës në Tiranë.
“Hapja e ambasadës, ka mision forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë”. Kështu ka deklaruar pak minuta më parë kryeministri Sali Berisha, gjatë ceremonisë për hapjen e ambasadës së Kosovës në Tiranë.
Më tej, ai ka vënë në dukje se kjo ditë, ka bërë që çdo shqiptar të ndihet krenar.
Nën prerjen e shiritit të dy kryeministrave të vendeve përkatëse, ka marë udhë hapja e kësaj godine në kryeqytet, e pozicionuar në mes të asaj ruse dhe serbe.
“Është nder i madh që inaguruam hapjen e selisë së ambasadës së Kosovës. Është një momemt shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet vëllazërore. Dy ambasadat tona kanë mision të dyfishtë, forcimin e pozitës së vendeve tona në rajon por kanë dhe mision kombëtar. Jam i bindur se nën udhëzimet e qeverisë së Kosovës, kjo ambasadë së bashku me atë shqiptare në Prishtinë do të luajnë rol të madh për vendet tona. Edhe prania e Thaçit në Tiranë në 4- vjetorin e pavarësisë ka një simbol të madh. Me punë të përbashkët do të realizojmë projekte të rëndësishme”- tha kryeministri Berisha.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri kosovar ka cituar se hapja e ambasadës është bërë në një ditë historike për shtetin e Kosovës, pasi ne jemi një komb.
“Është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm. Falenderoj qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Berisha, për këtë dhuratë në katër vjetorin e pavarësisë. Jemi një komb dhe dy shtete, sot po shënojmë një datë historike, një progres të jashtëzakonshëm. I bëj të ditur zotit Berisha, se në qendër të Prishtinës është zënë një truall i mirë ku do të ndërtohet ambasada e Shqipërisë”.
Kosova, shtet i njohur deri më sot nga 88 vende anëtare të OKB-së, sot celebron 4-vjetorin e shpalljes se pavarësisë së saj, në datën 17 shkurt të vitit 2008.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment