Home | Politics | * * *

* * *

image
Duhen reforma konkrete, ndryshime konkrete që zhvillohen nga institucionet që shpesh kanë edhe ndikim në jetën e qytetarëve. Ne jemi këtu t'ju ndihmojmë, por edhe të jemi rigorozë, sepse vendet anëtare të BE-së presin nga ne, pasi siç e dini standardet janë tejet të larta”.





 
 
 


Bashkimi Europian, me gojën e zyrtarëve më të specializuar të ekzekutivit të drejtuar nga Barroso, e që merren me Shqipërinë, kanë bërë të ditur dje në Tiranë, se marrja e statusit kandidat nuk do të matet thjesht nga ligje apo vendime në letër, por “në reforma dhe ndryshime”. Ka qenë pikërisht Vasilis Maragos, shefi i njësisë për Shqipërinë në Drejtorinë e Integrimit në Komisionin Europian, i cili deklaroi prerë në Tiranë se integrimi nuk matet nga “detyra, që i dërgohet Brukselit dhe më pas gjerat të harrohen. Duhen reforma konkrete, ndryshime konkrete që zhvillohen nga institucionet që shpesh kanë edhe ndikim në jetën e qytetarëve. Ne jemi këtu t'ju ndihmojmë, por edhe të jemi rigorozë, sepse vendet anëtare të BE-së presin nga ne, pasi siç e dini standardet janë tejet të larta”.

Një delegacion ekspertësh të Komisionit Europian, po verifikon në Tiranë plotësimin ose jo të 12 prioriteteve të caktuara për Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Takimi konsultativ me qeverinë shqiptare që do të zgjasë dy ditë, ka nisur dje në Ministrinë e Integrimit. Diskutimi lidhet me verifikimin e planit të veprimit për zbatimin e 12 prioriteteve, nga ku do të dalin edhe sugjerimet e këtij delegacioni. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, fillimisht u ka bërë një rezyme hapave të hedhur deri më tani me shoqërinë civile dhe Komisionin Parlamentar të Integrimit për pasjen e një plani veprimi sa më efikas, ashtu edhe siç kërkohet nga BE-ja. “Reformat janë të përbashkëta, votimi i ligjeve, sidomos ato me 3/5-at janë të përbashkëta, as mazhoranca nuk i voton dot vetëm dhe mbi të gjitha integrimi europian i vendit nuk është vetëm axhendë e qeverisë dhe as e vetëm opozitës, por është interesi i përbashkët i të gjithë shqiptarëve", tha Bregu. Ndërsa Vasilis Maragos, shef i njësisë për Shqipërinë në Drejtorinë e Integrimit, u shpreh se plani i veprimit është një pikënisje e mirë në plotësimin e 12 prioriteteve.
 
Gjatë fjalës së tij, ai disa herë ka theksuar se duhen jo vetëm plane në letër, por mbi të gjitha zbatimi i tyre. “Ky nuk është një proces vetëm i plotësimit të një liste me detyra, që i dërgohet Brukselit dhe më pas gjërat të harrohen. Duhen reforma konkrete, ndryshime konkrete që zhvillohen nga institucionet që shpesh kanë edhe ndikim në jetën e qytetarëve. Ne jemi këtu t'ju ndihmojmë, por edhe të jemi rigorozë, sepse vendet anëtare të BE-së presin nga ne, pasi siç e dini standardet janë tejet të larta”, tha Maragos. Nota kaluese ose mbetëse për Shqipërinë në marrjen e statusit të vendit kandidat do të mësohet në mbledhjen e tetorit të Komisionit Europian. Muajt në vazhdim janë vendimtarë për vendin tonë në plotësimin e 12 prioriteteve, ku katër prioritetet e para janë tërësisht me karakter politik, në të cilat përfshihen reforma parlamentare dhe ajo zgjedhore, dy çështje të nxehta që presin zgjidhje nga politikanët e mazhorancës dhe opozitës.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0