Latest News
Marine Le Pen, në garë për Presidente
Ajo ka arritur të sigurojë 500 nënshkrimet e nevojshme për të garuar në zgjedhjet që pritet të zhvillohen në dy raunde në Prill dhe Maj.
Marine Le Pen, vajza e ish-kandidatit presidencial anti-emigrantë Zhan-Mari Le Pen, është e treta në garën presidenciale. Kështu është bërë e ditur nga raportet që vijnë nga Franca, të cilat citojnë se liderja e ekstremit të djathtë, Marinë Le Pen ka siguruar mbështetjen e mjaftueshme të zyrtarëve lokalë qeveritarë për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të Francës. Sipas sondazheve më të fundit del se Le Pen është pas kandidatit socialist Fransua Holland dhe Presidentit në detyrë, Nicolas Sarkozy, i cili është duke garuar për një mandat tjetër. Ajo ka arritur të sigurojë 500 nënshkrimet e nevojshme për të garuar në zgjedhjet që pritet të zhvillohen në dy raunde në Prill dhe Maj.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment