Home | Politics | Lugina e Preshevës kërkon autonomi politike

Lugina e Preshevës kërkon autonomi politike

image
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi kërkon që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të zgjidhet në korrelacion me atë të serbëve të veriut, dhe për këtë çështje ai kërkon ndihmën edhe të Prishtinës por edhe të Tiranës.
 
 
 
 
 






 

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi kërkon që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të zgjidhet në korrelacion me atë të serbëve të veriut, dhe për këtë çështje ai kërkon ndihmën edhe të Prishtinës por edhe të Tiranës.
 
Kamberi thotë se konfliktet dhe trazirat në Ballkan nuk do të përfundojnë kurrë, nëse ndërmjet krijohen standarde të dyfishta mes shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe serbëve në veri të Kosovës.
 
“Pra, nëse aplikohen standardet e dyfishta, atëherë kjo do të jetë një burim i vazhdueshëm i konflikteve në këtë zonë të Ballkanit Perëndimor. Ne mendojmë se vlerat e caktuara të Planit të presidentit Ahtisari të cilat paraqesin standarde më të larta se ato që i ka Këshilli i Evropës, sa u përket të drejtave të komuniteteve, duhet të jenë të respektueshme edhe në Luginë të Preshevës”, thotë Kamberi në një intervistë për “Zëri”.
 
Kryetari i Bujanocit dhe ish-anëtari i grupit negociator gjatë konfliktit në Luginën e Preshevës e ndien veten të izoluar nga marrëveshjet e bisedimeve Kosovë-Serbi.
 
Ai thotë se janë shqiptarët e Luginës ata që po e paguajnë “haraçin” e negociatave të Brukselit.
 
Sipas Kamberit, edhe Qeveria e Kosovës po kontribuon në këtë izolim, pasi sipas tij ajo me një vendim të veçantë mund t’i heqë tarifat doganore.
 
Prefekti i Bujanocit i konsideron të panevojshme dhe provokuese zgjedhjet e serbëve në Kosovë, ndërsa e konsideron rrezik permanent që në zgjedhjet lokale shqiptarët të humbasin komunën e Bujanocit. (INA)

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0