Home | Politics | * * *

* * *

image
Tiranët rrëzohen me të njëjtën monedhë. Kjo është gjuha ime me opozitën, më dëgjon, s’më dëgjon opozita, punë e saj. Nëse opozita trembet për gjoja ruajtjen e demokracisë, të rrijë e trembur dhe ta mbajë për vete këtë diktator.



 
 
 
Spartak Ngjela
 
 
 
 
 
 
 
 

Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, një nga aleatët e kryetarit socialist, Edi Rama, i bëri apel dje opozitës të mos e tolerojë maxhorancën pas votimit të së enjtes në Parlament për anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. I pyetur se cila duhet të jetë rruga e reagimit të opozitës në këtë situatë, Ngjela tha se ajo duhet të rrëzojë pushtetin aktual me çdo formë. “Opozita nuk ka rrugë tjetër se çfarë të ndjekë përveç asaj që këtë bandit duhet ta largojë një orë e më përpara nga posti qeveritar që ka. Ky është një kapobandë që ka shkatërruar Shqipërinë në këto 10 vjet. Është njeriu që ka sjellë dëmet më të mëdha në historinë moderne të Shqipërisë”, u shpreh Ngjela. Zëri më radikal në koalicionin opozitar, avokat Ngjela, bën apel për lëvizje masive popullore kundër qeverisë aktuale. “Ky njeri duhet flakur me çdo mjet. Kundrejt tiranëve ka vetëm një përgjigje, me të njëjtën monedhë.
 
Tiranët rrëzohen me të njëjtën monedhë. Kjo është gjuha ime me opozitën, më dëgjon, s’më dëgjon opozita, punë e saj. Nëse opozita trembet për gjoja ruajtjen e demokracisë, të rrijë e trembur dhe ta mbajë për vete këtë diktator. Diktatorët këtë duan të arrijnë, frikën dhe nënshtrimin. Këta tipa rrëzohen me hu, historia i ka rrëzuar me lëvizje të madhe popullore, siç rrëzoi Gedafin apo dhe të tjerë”, u shpreh Ngjela. Kreu i PLiDr ka qenë vazhdimisht skeptik për marrëveshjen e bashkëpunimit të arritur mes PS dhe PD për reformat, ndërsa ka kërkuar identifikim të zgjedhësve përmes gjurmës së gishtit në çdo qendër votimi.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00