Home | Politics | Berisha në Kosovë, edhe si turist

Berisha në Kosovë, edhe si turist

image
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, do të vijë më shpesh në Kosovë gjatë mandatit të tij të dytë si Kryeministër.




Ai ka paralajmëruar se dëshiron të vizitoje Kosovën jo vetëm për të takuar liderët kosovarë, por edhe për pushime në viset malore të vendit tonë. 
Do të shkoj në vizitë zyrtare, do të përpiqem të shkoj edhe me pushime, sepse ka vende të mrekullueshme dhe unë dihet që preferoj vendet malore para brigjeve të detit. Kështu që kam vendosur të shkoj në të dyja mënyrat”, ka thënë kryeministri Berisha, në një intervistë për Radion Europa e Lirë.

Ai ka bërë të ditur se vizitën e ardhshme në Kosovë do ta realizojë sapo të krijohet qeveria e re. Duke folur për procesin zgjedhor në Shqipëri, kryeministri shqiptar ka lavdëruar opozitën socialiste e cila është tërhequr nga paralajmërimi për bojkot të parlamentit. “Dua të shpreh vlerësimin që opozita u tërhoq nga bojkoti i Parlamentit, sepse ky do të ishte një veprim jashtëzakonisht absurd. Këto zgjedhje u zhvilluan në prani të numrit më të madh të vëzhguesve shqiptarë dhe ndërkombëtarë dhe nuk besoj të ketë një qytetar të këtij vendi që të mos pranojë se këto zgjedhje ishin më të mirat që vendi ka njohur ndonjëherë”, ka thënë ai.

Ai e ka vlerësuar si “të natyrshme” kërkesën e opozitës për zgjedhjeve të parakohshme duke shtuar se kjo është dëshirë e çdo opozite- që në ditën e parë të punës së parlamentit.
“Pavarësisht nga kërkesa e saj për zgjedhje të parakohshme, unë e garantoj opozitën se do të bëj çdo përpjekje që të procedojmë së bashku për reforma të mëdha, që nevojiten për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Ai është shprehur se ndihet “plotësisht i qetë” në raport me Lëvizjen Socialiste për Integrim, parti me të cilën ka lidhur marrëveshje koalicioni paszgjedhor./express/

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00