Home | Politics | Kim Jong, fjalimi i parë publik

Kim Jong, fjalimi i parë publik

image
Lideri i ri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, mbajti fjalimin e parë publik në televizion, ndërsa Peniani festoi 100-vjetorin e lindjes së themeluesit të kombit.


 
 
 




 
 
Lideri i ri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, mbajti fjalimin e parë publik në televizion, ndërsa Peniani festoi 100-vjetorin e lindjes së themeluesit të kombit. Në fjalim, ai nderoi me respekt kujtimin e gjyshit, Kim Il-sung, dhe babait Kim Jong-il, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë. Kim gjithashtu vlerësoi doktrinën e “ushtrisë mbi të gjitha”, e cila sipas tij, “ka lejuar kombin që të mbijetojë mes kërcënimesh të panumërta”. 28-vjeçari deklaroi se koha kur vendi i tij kërcënohej ka kaluar përgjithnjë. Në sheshin kryesor të vendit u zhvillua edhe një paradë gjigante ushtarake, dy ditë pasi dështoi lëshimi i raketës me rreze të gjatë veprimi, e cila dënua ashpër nga komuniteti ndërkombëtar, si pjesë e programit bërthamor të vendit.
 
Shqetësimi i Perëndimit lidhej me faktin se ky mund të ishte një “maskim” për teknologjinë e prodhimit të raketave me rreze të gjata veprimi. Paraqitja e këtyre raketave përbën një lloj kompensimi publik, pas reputacionit të dëmtuar nga dështimi i lëshimit të një sateliti në hapësirë, më parë gjatë javës. Jong-un aludoi se 25 milionë banorët e vendit të tij nuk do të vuajnë më nga problemet e shumta ekonomike. “Nuk do të jetë më nevoja të shtrëngojmë rripin”, tha lideri.
 
Megjithatë, surpriza e vërtetë nuk ishin fjalët, por vetë fjalimi, që në kohën e Kim Jong-il mungoi për 17 vite me radhë. Ekspertët veçuan se përpara turmave të entuziazmuara, Jong-un nuk shfaqi pamjen e një diktatori të egër, duke zgjedhur një fjalim miqësor, ndërsa u pa duke qeshur e duke bërë shaka me udhëheqës të tjerë të lartë. “I shpreh mirënjohjen bashkëkombësve tanë në Korenë e Jugut dhe në të gjithë botën që i dedikohen bashkimit dhe begatisë së kombit tonë”, shtoi në mënyrë surprizë Jong-un në fjalim. “Le të ecim përpara drejt fitores përfundimtare”. Nga ana e tyre, aktivistë pranë kufirit, lëshuan 200 mijë tullumbace me helium, të cilët mbartnin me vete mesazhe paqeje dhe ribashkimi.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0