Latest News
Pirro Dhima kandidon në Greqi
Ish-kampioni olimpik në peshëngritje, Pirro Dhima ka paraqitur kandidaturën për deputet me partinë PASOK. Dhima kryeson listën emërore të kandidatëve.
Ish-kampioni olimpik në peshëngritje, Pirro Dhima ka paraqitur kandidaturën për deputet me partinë PASOK. Dhima kryeson listën emërore të kandidatëve. Njoftimi u bë nga kreu i partisë Evangelos Venizelos. Ndërsa mediat greke e kanë konsideruar një surprizë kandidaturën e tij. Ai cilësohet si një nga peshëngritësit më të mirë të të gjitha kohërave . Ai është me origjinë nga Himara dhe është shpallur tre herë kampion olimpik dhe tre herë kampion bote.
* * *
Në kuadër të Lojrave Olimpike të Londrës, britanikët vendosën t’i japin emrin e një atleti çdo stacioni të metrosë në varësi të rrugës që do të ndjekë çdo tren.
Ndër 361 atletët, emrat e të cilëve do të mbajnë stacionet e metrosë në Londër, përfshihet edhe emri i peshëngritësit të artë të Greqisë, shqiptarit, Pirro Dhima.
Stacioni që do të mbajë emrin “Pirro Dhima” do të jetë pranë stadiumit ku do të zhvillohen peshëngritjet gjatë Lojrave Olimpike këtë verë.
Pra në vend të emrave «Picadilly Circus», «Baker Street», «Knightsbridge», harta e stacioneve të metrosë së Londrës do të mbajë emra atletësh, si shenjë nderimi ndaj tyre.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment