Home | Politics | Barroso: BE po luan me zjarrin

Barroso: BE po luan me zjarrin

image Photo: Council of Europe
“Ata që e dinë historinë europiane, e dinë sa negative ishte roli i paragjykimeve dhe kompleksit të superioritetit të disa vendeve europiane mbi disa të tjera”, deklaroi Barroso, duke folur në seancën e Parlamentit Europian në Strasburg.

 

 

 

 

 

 

BE luan me zjarrin, kur vendet anëtare të saj përballen me njëra-tjetrën si fituese dhe humbëse, ka paralajmëruar kreu i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso, duke thënë se nuk i pëlqen retorika që ekziston pas samitit të BE-së javën e kaluar.

“Ata që e dinë historinë europiane, e dinë sa negative ishte roli i paragjykimeve dhe kompleksit të superioritetit të disa vendeve europiane mbi disa të tjera”, deklaroi Barroso, duke folur në seancën e Parlamentit Europian në Strasburg.

“Nuk më pëlqen aspak atmosfera pas samitit të fundit të BE, kur pashë disa të shpallnin fitoren e tyre mbi të tjerët”, ndërsa shtoi se “Plani europian u krijua pikërisht për të shmangur ndarje të tilla të së kaluarës dhe demonët, që ekzistojnë në historinë europiane, ose do të fitojmë së bashku ose do të mundemi sëbashku.

Skandalet e manipulimit të tregut që rëndojnë mbi sistemin bankar tregojnë se rrënjet e krizës ekonomike të 2008-ës nuk janë përballuar ende. “Akoma edhe një herë gjendemi përballë manipulimit të tregut. Është koha që këto praktika të ndalen një herë e përgjithmonë”.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0