Home | Politics | Blitz - News për Njerëzimin

Blitz - News për Njerëzimin

image
(Klithmë e ndërgjegjes, solidarizim me klithmën e Günter Grass - skicë sarkastike për politikat e makropolitikat - ironizim rreth propagandave "strategjike" nëpër kutitë magjike të shek. XXI)

 

 

 

S. Guraziu

 

 

 

 

 

Ju media anembanë globit, si nuk lodheni, pushoni njëherë, heshtni, fikeni atë "on air", deri kur të hidhen lajme të tilla në eter, kronika të trishta, shokante, tmerr... hidhni në ndonjë humnerë, diku thellë, sa më thellë në zemrën e Tokës, groposni ato si njeriu i shekullit XX me miliona eshtrash, tibia e fibula... si kafka të Ugandës (o Zot si t'ishin kocka "këlyshësh" të pafajshëm tek i fshehin në kopshtin e gjelbërt të planetit) - si nuk e 

shihni të verbër, ju të shurdhër për kend aq shumë zhurmë, pushoni, marrësi i lajmeve tuaja ka vdekur kaherë, një shekull lajmesh të njëjta dhe kot, vallë as vetë holokausti s'qenka leksion, as Uganda, as... !!

 

Pra "Breaking news" - audiencë e nderuar e botës, injoroni të gjitha kutitë magjike, mos u merrni me lajmet e zeza, mediatikët le t’i kthejnë germat dhe antenat e veta kah Marsi, Jupiteri, apo dhe më larg, kah Proxima Centaur-i, kronikat e tyre njerëzore s'janë për njerëzit!

 

Pse grindeni ju strategë të Cim-NN, të Al Jazeera, të BBC...? Doni t'i bëni lesh parregullsitë e botës, hamendësitë... me aq shumë zjarr i hidhni në shoshë, i shoshisni strategjitë e leshta. 

 

Doni leshit të çeliktë t'i shtoni pakëz tech-lesh që nga sateliti, apo thjesht të hidhni qumësht të ngrohur në eter... (gjoja për inat të bebeve të Günter Grass, në emër të forcave të jo armatosura me pena strategjike). 

 

Cila është e saktë, sepse është konfuze... P.sh. tash e njëzet vjet reporterët e Cim-NN i flasin botës me minaret në shpinë, iu është bërë pikë t'i kenë minaret në sfond të ekranit. O ashtu o s'bënë. Athua vallë janë lajthitur, apo kanë aq shuuuuuumë frikë, janë tmerruar për 20 vjet rresht... kujtojnë se çdo minare e botës na qenka silos raketash strategjike! 

 

Pastaj sipas jush, "Cobra" na qenkan të gjitha aferat, çdo gjë na qenka e koduar për logjiken e audiencës, apo qenkan "Scorpions", kampanjash super-sekret-strategjike. Çdo gjë që ju ia paraqitni botës pastaj operacione demokratike-perandorake na qenkan, "imperial glory". Ec e bjerju në fije Skorpion-ëve të Shkretëtirës! 

Pse një herë, vetëm një të vetmen herë, lajmet tuaja s'janë të vogla, fare të vogla, si ato lajmet në TV për fëmijë, thënë troç me dy fjalë?! 

 

Pastaj ti Evropë e marrë, e paturpshme, fobike, cinike... nga veeeeeetëm 5% muslimanë dhe të doli boja, ia del t'ia shesësh politikat e tua strategjike 500 milionë qytetarëve të tu, pas 1 shekulli të turpit! Turp të kesh Evropë dhe për paturpësinë tënde, dhe për "sub-nacionalizmat", dhe për "yjet e verdhë" digjital (jo të flamurit... por ata të gjoksit, të diskriminimit, të poshtërimit) në shekullin XXI.

 

Ejani pra në Heksagonin tonë të arsyes, në tryezën heksagonale të Günter Grass, është tryezë e denjë, mund të ulen të gjithë pen-istët, gjeneralët e strategët e botës... të thurin gjëra strategjike, bie fjala xhamadana anti-rrenash, xhybe anti-raketash... ndonjë plan të leshtë strategjik, tekefundit tryeza jonë ka një ulëse më shumë, pra... dhe për ato forcat e jo armatosura me pena strategjike. 

 

Dhe pen-istët tanë nuk janë të egër aspak, as të vrazhdtë, aq të butë janë, joleshatukë me trup atletësh si Zhan Klod van Dam, mund të angazhohen kudo, më shpejtë se express... si Rambo e Kapedanë, nuk prishen lehtë, me termostatë të avancuar... nuk nxehen kot, s’iu duhet akull, burme, as kunja, vetëmirëmbahen, vetëftohen - madje aero-ftohje pa ujë as shampanj, si ai volkswagen-i "bubë" i Zonjës Merkel... për inat të Sarkozit nganjëherë!

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00