Home | Politics | Leter drejtuar Presidentit

Leter drejtuar Presidentit

image
Albania apo memedhembja (siç e ka quajtur nje emigrant i Amerikes, vendin tone) perben nje shqetesim per ne, per tere emigrantet. Shqetesim qe fillon qysh nga gjerat ordinere, si trafiku ne rruge i pakontrrolluar, klubet e dyqanet pa çmimet perkatese, vonesat administrative per dokumenta e çeshtje te ndryshme, e deri tek çeshtjet madhore me te cilat merren partite dhe parlamenti...

 

 

 

 

I nderuar Z. Nishani, President i Shqiperise!

 

 


I nderuar Z.President, do t'ju kisha shkruar qysh me perpara, por disa angazhime politike ne Lindjen e Mesme, nje pjese e se siles ju i keni pare edhe ne media, me kishin "bllokuar" , e pikerisht nga kjo vonese, kisha frike t'ju uroja per detyren e re, aq me teper qe kane kaluar disa muaj.


Albania apo memedhembja (siç e ka quajtur nje emigrant i Amerikes, vendin tone) perben nje shqetesim per ne, per tere emigrantet. Shqetesim qe fillon qysh nga gjerat ordinere, si trafiku ne rruge i pakontrrolluar, klubet e dyqanet pa çmimet perkatese, vonesat administrative per dokumenta e çeshtje te ndryshme, e deri tek çeshtjet madhore me te cilat merren partite dhe parlamenti, si KQZ, Buxheti etj. Le te marrim çeshtjen aq te perfolur dhe qe eshte Themra e Akilit, ate te KQZ dhe qendrave te votimit, sepse qysh ketu jane pare manipulime dhe pislliqe politike. Shum njerez pyesin me te drejte; Kur do behen ndonjehere ne Albanie, votime te drejta. Kur ???
 Natyrisht qe nuk ka se si te behen, kur ne tryeza ulen dhe numurojne votat militante partiake, fanatike politike, kur KQZ dominohet nga PD e PS. Eshte si te vesh ne ndarjen e thelave te mishit ne menyre te barabarte, dy hajdute, dy mishngrenes te babezitur, nderkoh qe duhet te vesh dy vegjetarian, te pakten.
Llogjika e shendoshe ta thote se ne nje tryeze/qender votimi duhet te vesh njerez te ndershem, pa parti, neutral, qe rezultati te lexohet ashtu siç eshte ne te vertete, pa manipulime siç ka ndodhur fatkeqesisht keto vitet e fundit. Ku do ti gjejme keta njerez, do pyesni ju me te drejte. Shqiperia ka plot, pavarsisht se klasa politike dhe maxhoranca ne vençanti, nuk i afron dhe angazhon. Njerzit vertet nuk e kane te shkruar ne balle ndershmerine dhe integritetin e tyre, dhe kjo gje mund te paraqitej si e veshtire nga maxhoranca, por ilaçi i kesaj gjindej dhe kjo pune rregullohej ne kete menyre;
 
1) Hiq fuqine absolute qe kane dy forcat politike ne qendrat e votimit, pra beji te barabarte me forcat e tjera politike te vogla, qe do te thote qe ne çdo qender votimi te kete perfaqesues nga partite e vogla, koalicionet dhe shoqeria civile (neutralet politik, do ti quaja) .
2) Fletat e votimit gjate numurimit, te shikohen nga te gjithe, dhe nje person asnjanes, administrator ti vendoste ato perball partise fituese, pak larg duarve te tyre. Mbahen shenimet perkatese nga secili dhe ne fund konfirmohen duke i lexuar me ze te larte. Nese ndonje pale proteston per mos korrespondim te te dhenave, per ndonje manipulim, shihen dhe nje here me ngadalsi.
3) Nese krijohet nje gjendje e ndere nga ndonje pale apo shum pale, athere te gjithe perfaqesuesit partiake largohen, dhe numurimi te behet vetem nga njerez apartiake, shoqeria civile, administrator teknik votimesh, pra nga dy-tre persona.
4) Nese edhe kjo menyre deshton, athere fletet mbyllen ne kuti, me plumçe dhe i dergohen KQZ, te shoqeruar nga disa pale partiake e asnjanes.
5) KQZ, ky qe eshte zgjedhur tani (qe eshte komplet i paligjshem dhe i pallogjikshem, se dominohet nga PD e PS) te shfuqizohet, dhe te ngrihet nje KQZ e re me shum perfaqesues, ku dy ujqerit e vjeter te politikes (PS e PD) te kene vetem nga 1 perfaqesues aty, dhe te barabarte me te tjeret. Une e kam hedhur me kohe nje ide te time, qe pak eshte ndigjuar nga klasa politike aty, ide qe shmang sistemin karagjozllek qe ka shpikur PD e aprovuar nga PS, (qe fatkeqesisht na ka bere qesharak ne syte e botes) , nje ide qe shmang manipulimet dhe ankesat, e kjo ide eshte; KQZ te perbehet nga 9 antare, ku 1 eshte i PD, 1 i PS, 1 i aleateve te PD, 1 i aleateve te PS, 1 te djathtes (ku pershihen edhe legalistet), 1 i ndonje koalicioni te ri (ku perfshihen partite e reja, qe mund te jene supriza politike e atij vendi), 1 i shoqerise civile, 1 i gjykates (drejtesise me sakte), dhe 1 i shtetit ose i huaj ekspert nderkombetar i votimeve) .

Keto 5 pika i nderuar President, do ta ulnin sadopak manipulimin, do te krijonin besim te zgjedhesit dhe nderkombetaret (siç i quani ju aty) . Uluni ju lutem dhe bisedoini keto çeshtje madhore me partite e vogla, me shoqerine civile, me juriste zgjedhjesh (eksperte), dhe do ta shihni se sistemi qe ka ngritur PD dhe aprovuar PS, jane nje maskarade e vertete qe po nuk u ndryshuan ne interes te demokracise dhe zgjedhesve, do ta demtojne edhe me rende imazhin e vendit tone. Shpresoj se per kaq muaj qe kane mbetur deri vitin tjeter, kjo çeshtje "Thembra e Akilit" , do te gjeje zgjidhje dhe kompromis ne interes te demokracise dhe imazhit te vendit tone.
Interesat e PD, PS, kryetarve te tyre, nuk jane asigje para interesave te vendit tone, dhe ju keni shancin e madh te pozicionoheni ne kahun e duhur, ate te interesave te Shqiperise. Nje hap i vogel drejt ketyre interesave, nje takim me partite e vogla, me eksperte zgjedhjesh, me shoqerine civile, etj, çon ne hapa me te medhenj ne interes te Shqiperise, ne ndryshim per mire, ne ndryshim te sistemit te sotem te zgjedhjeve, ne ndryshim te KQZ e rregullave aty. Ky ndryshim, mund te mos iu pelqeje PD e PS, por eshte mese i domosdoshem. Interesat e maxhorances apo çdo lloj partie qe flet ne emer te shumices, nuk mund te qendrojne me lart se interesat e demokracise dhe te popullit/zgjedhesve.

Nje çeshtje tjeter e rendesishme qe na shqeteson neve emigranteve (duke qene se jemi tek interesat e Shqiperise) jane  çmimet, çmimet e produkteve, mallrave industriale auto-mekanike dhe te pronave te patundeshme.
Vertet disa çmime jane me poshte se tregu perendimor, por fatkeqesisht disa jane njesoj dhe disa akoma me keq, jane me te larta se çmimet ketu ne tregun perendimor. Vertet shteti nuk nderhyn ne çmime, por merr masa qe disa çmime te jene te perballueshme nga konsumatori/blersi vendas. Marrim vajin per gatim, ketu ne perndim eshte 1-1,5 euro nderkoh qe ne Albanie eshte 1,5-2 euro. Mielli ketu kushton 0,35-0,50 euro , ne Albanie 0,50-0,75 euro. Sheqeri ketu eshte 0,79-0,85 ndersa ne Albanie 0,85-0,95 euro. Vaji i ullirit ketu (tregu importues) eshte 2,10-3,50 deri ne 5-6 euro me i shtrenjti, ndersa aty tek juve (tregu prodhues) eshte 4-5 euro deri ne 8-10 euro me i shtrenjti, patatja, ketu eshte 0,30-0,40-0,50 (vjet ishte 0,20-0,30) , ndersa aty 0,40-0,50 , qepa e thate ketu eshte 0,30-0,40 , e atje eshte 0,40-0,50 per kilo. (I paraqita ne eurocent per lehtesi kuptueshmerie) .


Lind pyetja, a mund t'i perballoje bleresi shqiptar me 150-200 euro rroge ne muaj ato çmime. Nuk po flasim per pensionistet, qe trumbetohen me te madhe nga kryeministri demagog i atij vendi. Per ta (pensionistet) me shume kane menduar bijte e tyre ne emigracion, emigracion pa te cilet, shqiptaret aty do hanin veten me dhembe.
Taksat per maqinerite dhe autot, vertet u hoq tashme (me vonese, gje qe te le te kuptosh se kemi nje qeveri handikaptesh) , por prap çmimet e tyre jane te larta dhe nuk po shohim investime per linja prodhimi, qofte nga privati qofte nga qeveria. Tek tuk shihet ndonje investim i huaj, gje qe te le te kuptosh se ka nje handikapt/hendek ne punen e qeverise shqiptare. Edhe ndonje bashkpunim qe vihet re ne venien ne pune te teknollogjise prodhuese, ka ardhur nga biznesi i huaj, ai vendas dhe bankat, se sa nga qeveria, e cila i ka trumbetuar gjithmone si suksese te sajat.
Kudo ne bote po vihet re nje renie e çmimeve te pronave te patundeshme, shtepiave, apartamenteve, zyrave, magazinave etj. Ne Spanje kan rene çmimet e apartamenteve ne 40-50%, ne Itali aty tek 20% + - (plus-minus), ne Greqi 20% + - , france 30% + - , Belgjik 10% + - , Holland, Gjermani po ashtu, Shqiperi 20% + - , e me radhe. Mirpo ajo qe vihet re ne tregun imobilar, po shihet se ka nje rritje te shitjeve kete vit ne Spanje dhe France, ku blersit kryesore jane belgjit, hollandezet dhe britaniket. Televizionet kendej jane mbushur me programe te tilla ku jepen emisione mbi familje te ndryshme qe blejne shtepia/vila dhe apartamente ne keto vende. Kjo nuk do te thote se ne vende te tjera ka stopuar shitja, jo, edhe ne vende te tjera ka shitje por me pak se vitet e tjera. Nderkoh qe ne Albanie, po vihet re nje stopim te shitjeve, pak e çuditeshme kjo po te kemi parasysh klimen e shkelqyer. Mirpo siduket, faktoret e stopimit duhen kerkuar gjekundi, tek imazhi i vendit, tek burokracia e dokumenteve te hipotekimit, tek parregullsite e ndertimit, tek vjedhjet dhe mos ndalimi i tyre, kuptohet edhe nga Kriza. (Vetem kete vit, me eshte vjedhur sahati i ujit te studios/gazonieres dy here, si duket nga specialistet e Ujsjellsit) .


Imagjinoni se si do te reagonin perendimoret, kur te merrnin vesh se ne Shqiperi te vjedhin edhe sahatin e ujit, apo llamben e shkalles. Nuk do ta besonin, do u dukej se behej fjale per ndonje film fantastiko-shkencor apo ndonje film per te qeshur.
Mendoj se eshte shume e rendesishme qe krahas masave te forta qe duhet te mirren ndaj vjedhesve, eshte e rendesishme te mirren masa sociali per te varferit, ku te hapen menca per te varferit, te hidhen ne treg bono ushqimi 100 lekshe per te papunet, e masa te tjera si kendej ne perendim. Nuk them qe te paguhen apo marrin social si ne perendim, se ajo nuk realizohet dot, por te pakten te ushqehen, te kene bono 100 lekeshe ne dite, dhe kjo eshte mese e realizueshme. Kjo do te ulte vjedhjet, krimet ordinere, dhe do te permisonte imazhin e vendit tone.


Keto ishin disa çeshtje kryesore i nderuar President, shqetesim per te gjithe ne emigrantet, qe e duam memedhimbjen me sa me pak probleme negative dhe sa me shume prodhim, konsumim (shit-blerje), eksportim, teknollogji. Nga njera ane e uroj qeverine tuaj per vemendjen ndaj infrastruktures dhe nga ana tjeter e uroj te iki sa me shpejt nga pushteti, qe te realizohen shume gjera ne interes te Shqiperise. 

 

 


Me respekt Pjerin Thomai

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00