100 Vjetori i Pavarësisë...
28 Nëntor / Festimet në Tiranë nga ora 10:00 – 14:00.
26 NËNTOR
10:00 Nisja në shesh e Tortës së Pavarësisë (Shkallët TKOB)
11:00 Ngritja e Flamurit në Tiranë 100 vjet më parë – Inaugurimi i mozaikut të flamurit
11:30 Nisja e Panairit “Blej Produkte Shqiptare” (Rruga “Murat Toptani”)
11:30 Ekspozita historike e AQSH “100 vjet Tirana” (Vendndodhja: Trotuari përpara GKA)
12:00 Koncert me grupe rock (Vendndodhja: Rruga “Murat Toptani”) (Gjithë ditën)
13:00 Ceremonia e inaugurimit të Shqiponjës/Sheshit (Vendndodhja: Rrethrrotullimi i Doganës)
18:30 Koncerti filarmonik i Orkestrës Rinore Shqiptare drejtuar nga dirigjenti Aldo Ceccato (Vendndodhja: TKOB)
20:00 Koncert me këngë patriotike me këngëtarë e grupe Rap (Vendndodhja: Rruga “Murat Toptani”)
27 NËNTOR
10:00 Vazhdon panairi “Blej Produkte Shqiptare”
10:00 Vazhdon përgatitja e Tortës
10:00 Koncert me këngëtarë të rinj (Rruga “Murat Toptani”)
11:00 Prezantimi i përmbledhjes me këngë patriotike (Teatri i Metropolit)
15:00 Ceremonia e përurimit të shtatores së Heroit Adem Jashari (Vendndodhja: Rruga e Durrësit)
20:00 Koncert me grupe rock me këngë patriotike (Rruga “Murat Toptani”)
28 NËNTOR
Festimet në Tiranë nga ora 10:00 – 14:00
SHESHI “SKËNDERBE”
Ceremonia e prerjes së tortës (Vendndodhja: TKOB)
Hedhja e parashutistëve të Red Bull me Flamurin Kombëtar
RRUGA MURAT TOPTANI
Panairi Blej Produkte Shqiptare
Koncert me këngë të muzikës së lehtë dhe popullore
Ekspozita “100 vjet Tirana” – trotuari i GKA
LULISHTJA TE PARKU RINIA (TE SHATËRVANI) – KËNDI I FËMIJËVE
Telajo për pikturën me temë “100 vjet Pavarësi – Shqipëria ime” (12m*1.5m)
Koncert për fëmijë (Qendra Kombëtare për fëmijë, Shkolla e Baletit, Liceu Artistik etj.)
Teatër për fëmijë (Teatri i Kukullave)
Animatorë (lojëra, pikturime në fytyrë, tullumbace)
Foto point me personazhe të Pavarësisë
LULISHTJA “TRE VËLLEZËRIT FRASHËRI”
Koncert për të rinj (Akademia e Hollivudit, Liceu Artistik, Shkolla e Baletit)
URA TE RRUGA “IBRAHIM RUGOVA”
Performancë e Cirkut
RR. “ISMAIL QEMALI” (PEDONALE)
Ekspozitë pikture, telajo, teatër rruge, performanca me vegla muzikore nga Akademia e Arteve dhe Teatri Metropolit
PËRGJATË BULEVARDIT “DËSHMORËT E KOMBIT”
Photo point me personazhe historike
Rreth 100 animatorë të veshur me veshje popullore e personazhe të lidhura me festën që shpërndajnë flamuj të vegjël dhe organizojnë lojëra.
AKTIVITETET DUKE FILLUAR NGA ORA 15:00 – MTKRS
15:00 – 17:00 Koncert folklorik (Sheshi “Skënderbej”)
16:30 – 16:45 Parada e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (Sheshi “Skënderbej”)
17:30 – 18:00 Ceremonia e përurimit të përmendores kushtuar “100–vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”
18:00 – 19:30 Mbrëmje solemne akademike (Pallati i Kongreseve) MTKRS
19:30 – Koncert i madh përmbyllës (Sheshi “Nënë Tereza” MTKRS)
Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi dhe parkimi
Drejtoria e Policisë përcakton akset rrugore ku do të ketë ndryshim itinerari për 25 dhe 26 nëntor
Nga sot nisin festimet në kryeqytet në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me të gjitha grupet ndërsektoriale, nga sot nisin aktivitetet dhe realizimi i programeve sipas kalendarit të veprimtarive të publikuara pak kohë më parë.
Dje, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka njoftuar disa ndryshime në qarkullimin rrugor, për shkak të festimeve.
“Me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së veprimtarive që do të zhvillohen në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë në kryeqytet, Drejtoria e Policisë ka hartuar një plan të posaçëm, ku janë përcaktuar masa të detajuara dhe një sërë detyrash konkrete, të cilat po implementohen nga strukturat në varësi”, sqaroi zyrtarisht Drejtoria e Policisë, Tiranë.
Sipas njoftimit, janë marrë masa për të garantuar mbarëvajtjen gjatë provave të Paradës Ushtarake, që do të zhvillohet në segmentin rrugor sheshi “Rilindja”, përgjatë Rrugës së Durrësit deri te sheshi “Skënderbej” në intervalin kohor nga ora 19.00 deri në orën 23.00. Sakaq, Drejtoria e Policisë ka njoftuar kryeqytetasit se do të ishte më e volitshme për të gjithë që të evitoheshin në maksimum lëvizjet me automjete gjatë ditëve të festimeve.
“Drejtoria e Policisë kërkon mirëkuptimin nga qytetarët, në mënyrë që të kufizojnë sa më shumë të jetë e mundur qarkullimin me automjete gjatë këtyre ditëve”, përfundon njoftimi zyrtar.
• Nga ora 10.00 e në vazhdim do të ketë kufizime të lëvizjes së mjeteve përpara TOB (Teatrit të Operës dhe Baletit) dhe në sheshin “Skënderbej”
• Nga ora 11.00 do të ketë kufizim të lëvizjes së mjeteve në rrugën “Xhorxh W. Bush” pranë Urës së Tabakëve, ku do bëhet ngritja e Flamurit, si dhe vendosja e mozaikut të Flamurit Kombëtar
• Do të ketë kufizim të lëvizjes së mjeteve pranë rrethrrotullimit të Doganës në kryqëzim të Rrugës së Durrësit me Unazën e Re nga ora 12.00 deri në 14.00, ku do të bëhet emërtimi i sheshit “Shqiponja” dhe vendosja e monumentit (rrethrrotullimi i Doganës).
Comments (0 posted)
Post your comment