Çmimi Nobel për Paqe
Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy, Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso dhe Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz pranuan çmimin në emër të unionit prej 27 vendesh anëtare.
Liderët e tre institucioneve kryesore të Bashkimit Europian kanë pranuar edhe formalisht Çmimin Nobel të Paqes 2012.
Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy, presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso dhe presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz pranuan çmimin në emër të unionit prej 27 vendesh anëtare.
Në një ceremoni solemne të organizuar në Oslo, kryesuesi i Komitetit të Nobelit, Thorbjoern Jagland, prezantoi çmimin, duke theksuar rolin e BE-së në ruajtjen e paqes në kontinentin evropian, i cili mbijetoi edhe dy luftëra, transmeton Rel.
Kritikët e këtij vendimi thonë se Bashkimi Europian, është duke ecur nga kriza në krizë dhe vendimi si i tillë nënçmon vetë çmimin.
Ndryshe, çmimi këtë vit kap shumën prej 930 mijë eurosh dhe paratë do të investohen në projekte që ndihmojnë mbijetesën e fëmijëve në zona lufte.
Comments (0 posted)
Post your comment