SHBA: Të tronditur nga vendimi i Gjykatës
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm të gjykatës për pafajësinë e të pandehurve të 21 Janarit, duke u shprehur shumë të zhgënjyer nga ky vendim i cili toleroi vrasjen e kater personave.
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm të gjykatës për pafajësinë e të pandehurve të 21 Janarit, duke u shprehur shumë të zhgënjyer nga ky vendim i cili toleroi vrasjen e kater personave.
“Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e kater protestuesve më 21 Janar 2011", thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.
Sipas Ambasadës Amerikane, SHBA ka dhënë mbështetje maksimale për hetimin e vrasjeve të 21 Janarit, duke ofruar ekspertizë nga Laboratori Kriminalistik i Byrosë Federale të Investigimit, i konsideruar si një nga më të mirët në botë.
“Menjëherë pas 21 Janarit 2011, Shtetet e Bashkuara, si një mike dhe mbështetëse e popullit shqiptar, iu përgjigjën një kërkese urgjente të Qeverisë së Shqipërisë dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për asistencë në hetimin e vrasjeve. Shtetet e Bashkuara dhanë ndihmë të shumanshme, përfshirë ekspertizë nga Laboratori Kriminalistik i Byrosë Federale të Investigimit, një nga më të mirët në botë. Përgjatë gjykimit të çështjes, Shtetet e Bashkuara kanë bërë vazhdimisht dhe në mënyrë konsekuente thirrje për një hetim dhe proces gjyqësor tërësor, gjithëpërfshirës dhe objektiv”, thuhet në deklaratën e SHBA-ve.
Në deklaratë thuhet se, fatkeqësisht, verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente.
Comments (0 posted)
Post your comment