Home | Politics | Rikthehet Eduard Selami

Rikthehet Eduard Selami

image
Ish-kryetari i Partisë Demokratike dhe një nga figurat e fillimit të tranzicionit në Shqipëri, Eduard Selami, në prag të zgjedhjeve të 23 Qershorit, rikthehet në Tiranë me dëshirën për t’i bashkuar Partisë Demokratike. 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ish-kryetari i Partisë Demokratike dhe një nga figurat e fillimit të tranzicionit në Shqipëri, Eduard Selami, në prag të zgjedhjeve të 23 Qershorit, rikthehet në Tiranë me dëshirën për t’i bashkuar Partisë Demokratike. 18 vjet pas ndarjes nga PD, Berisha ka rikthyet Eduard Selamin, ashtu siç ktheu Arben Imamin, Genc Pollon, Genc Rulin etj. Gjatë një interviste televizive, Selami ka deklaruar se vijon të jetë pjesë e Partisë Demokratike dhe është i gatshëm të jetë pjesë e Partisë Demokratike. Ndryshe nga intervista e katër viteve më parë, Eduard Selami vlerësoi arritjet e qeverisë Berisha, sidomos në fushën ekonomike si dhe në afrimin e Shqipërisë më pranë Perëndimit. Ish-kryetari i Partisë Demokratike theksoi se qeveria Berisha po e përballon krizën më mirë se çdo qeveri tjetër. Selami komentoi raportet me kryeministrin Berisha, para se ky i fundit ta largonte nga PD. Selami tha se ruan respektin më të madh për kryeministrin Berisha. I pyetur për rolin e partisë së Topit, Selami theksoi se kjo parti nuk do të ndikojë në fitoren e PD në zgjedhjet e 23 Qershorit.

 

-A është e mjaftueshme që keni qenë protagonist në ndryshimet thelbësore demokratike?

 

Besoj se kjo është e mjaftueshme për kënaqësinë time personale. Nuk e mohoj mundësinë për një kontribut të mëtejshëm.

 

-Çfarë domethënë angazhim i mëtejshëm?

 

Nuk ka lidhje me fushatën vizita ime, por është 85 vjetori i babait tim.

 

-A keni ju ndonjë ide konkrete për t’u angazhuar në fushatën elektorale?

 

Nuk është se në çdo fushatë që vjen, unë mezi pres të afrohem.

 

-Keni pasur oferta për t’u afruar në fushatën e mëparshme?

 

Kam patur kontakte. Nuk ka pasur ndonjë ftesë zyrtare nga Partia Demokratike që unë ta kem refuzuar.

 

-Ka qenë mungesa e dëshirës tuaj apo mungesa e ftesës?

 

Nuk them që ka munguar dëshira ime, por ndoshta ngaqë pozicioni im është paksa i ndërlikuar. Duke qenë kaq larg dhe duke qenë se jam pjesë e strukturave formale të Partisë Demokratike, unë nuk mund të sforcoj një afrim timin, aq më tepër që kam kaq kohë që jam shkëputur.

 

-Ju thoni që jeni pjesë e strukturave formale të Partisë Demokratike. Çfarë do të thotë kjo?

 

Unë jam anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.

 

-A e keni ushtruar këtë detyrë?

 

Në mënyrën time po.

 

-Cila është mënyra juaj?

 

Fakti që unë akoma vazhdoj të mbështes Partinë Demokratike, edhe kjo është një gjë. PD është një parti e madhe, ka zëra të ndryshëm, ka njerëz që janë aktivë, ka njerëz që janë në distancë. Unë ndihem fare pranë. Takohem me drejtues të Partisë Demokratike, edhe me z. Berisha.

 

-Jeni takuar së fundmi me zotin Berisha?

 

Jo, jam takuar më parë.

 

-Pse duhet të keni besim ju te PD dhe ta mbështesni atë, ndërkohë që dalja juaj nga PD ka qenë shumë e vështirë në vitin 1995?

 

E vështirë jo, problematike po. Ishte për shkak të një vizioni që unë kisha, që Kushtetuta të vihej në Parlament në atë kohë. Nuk fitoi me votim, por unë nuk u ndava nga PD. Ju keni qenë nga gazetarët e parë në atë kohë. Ishte më shumë e rëndësishme PD si forcë politike sesa posti im si kryetar partie. Nëse unë do të kisha bindjen se kjo ishte diçka që nuk i shërbente partisë, unë edhe mund të mos e ngrija, dhe kështu që nuk më rrezikohej posti i kryetarit. Unë e dija që ishte një tezë jo aq popullore, por e provova. Ishte si të thuash një demokraci në hapat e para.

 

-Ju përse u larguat nga kreu i PD?

 

Unë isha kryetar i Delegacionit në Këshillin e Europës dhe thashë kontributin tim. Në kohën që unë nuk u kandidova në asnjë forum, unë bëra gjënë më të mirë për t’u rikthyer në karrierën time akademike.

 

-Gjatë 18 viteve divorc me PD, si ka qenë raporti juaj qoftë edhe emocional me PD?

 

Nuk ka pasur divorc me Partinë Demokratike.

 

-Ka pasur tension...

 

Ka qenë i përkohshëm.

 

-Nuk jeni larguar formalisht se jeni anëtar i Këshillit Kombëtar. Por nuk keni qenë shumë aktiv z. Selami?

 

Patjetër...

 

-Ka pasur mendime se ju jeni kontaktuar për të kandiduar për një forcë opozitare, për një force të re politike si Fryma e Re Demokratike?

 

Unë nuk jam kontaktuar asnjëherë.

 

-Cila do të ishte forca ku ju do të bënit pjesë?

 

Forca që unë i përkas, Partisë Demokratike. Në vëmendjen time nuk ka pasur asnjëherë dyshim.

 

-Në vitin 2005 ka pasur një tezë që ju do të riktheheshit për të kandiduar për PD?

 

Nuk mund të japë detaje. Unë kam qenë i larguar me familjen, dhe nuk është aq e lehtë për të. Unë nuk jam, si të thuash, sjell vëmendje ftesë zyrtare.

 

-Ju doni të thoni se nuk ka qenë momenti i duhur, tani jeni i gatshëm z. Selami?

 

Është mbase një nga vendimet e mia më të vështira të jetës, por kthehem prapë tek pyetja. Nëse PD do të më kandidojë, me kënaqësi do t’i përgjigjem.

 

-Deri tani keni pasur ndonjë bisedë konkrete deri tani?

 

Me drejtues të PD po. Unë besoj që kjo mund të vijë përmes strukturave të PD. Por nuk kemi shkuar kaq larg.

 

-Z. Selami, gjithsesi pse mendoni që kjo Parti Demokratike që ju jeni larguar, me një lloj tensioni, megjithëse ka pasur shumë të larguar pas jush dhe janë rikthyer, sërish kanë ndryshuar sot?

 

Patjetër, unë mendoj që PD ka dhënë kontributet më të mëdha është fakti që e solli Shqipërinë në rrugën e progresit, në rrugën e perëndimit në fillimet e saja si forca që e shembi komunizmin dhe u fut në rrugën dhe procesin e saj. Unë nuk kam menduar ndonjëherë që PD është një forcë politike që nuk i shërben vendit dhe nuk është një forcë progresive.

 

-Edhe pas këtyre dy mandateve qeverisjeje z. Selami?

 

Patjetër. Mandatet nuk janë si të thuash stacioni ku ti duhet ta dorëzosh. Nuk ka një limit ku ti nuk ke të drejtë për më tepër se dy mandate. Unë mendoj që do të jetë e vështirë sepse të krijoin një farë konsumimi të natyrshëm pushteti por kjo nuk të heq të drejtën në mënyrë automatike, e shkualifikon PD.

 

-Cilët kanë qenë gabimet më të mëdha të klasës politike?

 

Unë mendoj se është mungesë e eksperiencës pasi duhet të kuptohet se demokracia funksionin me të dyja palët. Tensionet e panevojshme janë të dëmshme. Faktikisht kohët e fundit ngrihen tensione dhe kjo është e dëmshme. Fitoret i kemi të përbashkëta dhe dëshmimet po ashtu.

 

-Cilat janë anët pozitive të politikës shqiptare?

 

Është një shoqëri e hapur. Një Shqipëri në NATO dhe në KiE. Ka ikur koha e zymtësisë. Të gjithë kemi kontribute për këtë. Shqipëria është orientuar drejt Perëndimit. Ka zhvillime. Ka hyrë debati i lirë. Është pozitive fakti se vijnë njerëz të rinj dhe japin ide të reja. Unë përgjithësisht për rotacionin politik.

 

-A mund të ketë çarje të PD për shkak të PD?

 

Këto probleme PD i ka pasur. Sa është numri i partive që kanë dalë nga PD? Po shkojnë 10. Nuk mendoj se kjo do të përbëjë një problem serioz me PD. Në PD ka pasur gjithmonë parti të reja dhe janë bashkuar sërish. Dhe kjo do të ndodhë. Aleancën me LSI e shikojë si një shenjë pjekurie dhe maturie. Kjo ishte në të mirë të Shqipërisë. Nuk duhet parë si pragmatizëm, por duhen ndalur këto armiqësi.

 

-A mund të fitojë PD një mandat të tretë?

 

Kjo forcë politike shkon drejt zgjedhjeve me një bilanc pozitiv. Nuk mund të bëhet gjithçka në qeverisje. Do jetë i vështirë, por i mundur një mandat i tretë.

 

-Si i shikoni marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA?  

 

Është fat për Shqipërinë që SHBA po e ndihmojnë. Janë raportet specifike. SHBA e kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë Shqipërinë për demokratizimin e saj. Ka pasur dritëhije. Nuk ka marrëdhënia pa tensione. Po këtë vetëm sa i forcojnë marrëdhëniet. Sa i takon deklaratës së ambasadës amerikane për vendimin e 21 Janarit, është bërë për të ndihmuar. Ka qenë një traditë amerikane për një dashamirësi ndaj shqiptarëve. Por ka qenë një tension i panatyrshëm nga regjimi komunist, i cili ndërmori një retorikë të turpshme.

 

-A është Shqipëria në krizë ekonomike?

 

Statistikat flasin se Shqipëria e përballon më mirë se sa të tjerat krizën ekonomike. Kjo është një nga sukseset e qeverisë. Ke një politikë shumë të fortë dhe të suksesshme ekonomike. Nuk duhet t’i mohohen meritat. Kritikat kanë vendin dhe kohën e duhur. Jemi në fushatë elektorale dhe kritikat bëhen pas zgjedhjeve.

 

-Si ka qenë jeta juaj në SHBA?

 

Ishte një program për një vit e gjysmë dhe unë duhet të kthehesha në Shqipëri. Por ndodhën ngjarjet e ’97. Ishte një pasiguri e skajshme. Familja ime nuk ishte e sigurtë. Ndaj u mor një vendim me miqtë e mi. Por kam mësuar mjaft. Tani kam mësuar se përse Amerika është kjo që është. Për raportin që të jep në raport me shtetin dhe qytetarët.

 

-Jeni i gatshëm të kontribuoni sërish në Shqipëri?

 

Po.

 

-Po nëse kjo ftesë nuk vjen?

 

Unë thjeshtë iu përgjigje një pyetje konkrete. Mundësia është gjithmonë aty. Unë asnjëherë nuk jam larguar dhe e kam dhënë kontributin tim modest.

 

-Si u përfshitë ju në PD?

 

Unë banoja në godinën 18. Gjithmonë e kisha mendimin se ai sistem duhej rrëzuar. Goditjen përfundimtare ma ka dhënë Azemi. Dëshirën e kisha. Unë kisha frikë sepse ishte diktatura më e egër në botë. Një vit më parë 5 mijë studentë ishin vrarë në Kinë. U zgjodha në PD sepse kisha një mandat formal nga studentët. Atëherë me këtë mandat u ngjita dalëngadalë. Pastaj të dyja ishin të rrezikshme si

 

-Si kanë qenë marrëdhëniet tuaja me Berishën?

 

Nga njerëzit më të afërt. Nga bashkëpunëtorët më të afërt për të cilin unë ruaj një respekt të veçantë. Nuk pati një dramacitet të madh. Unë thejshtë mendoja se ky acarim i atëhershëm nuk ishte i dobishëm. Ky antikomunizëm i ashpër nuk ishte i drejtë. Mund të isha më i kujdesshëm. Por, u qëndroj atyre qëndrimeve. Vend për një ç’tensionim ka pasur.

 

-Thonë se ju keni qenë aktiv në arrestimin e R. Alisë dhe F. Nanos?

 

Ishte për një frymë e përgjithshme. Unë nuk kisha parë R. Alinë si presidentin e parë në demokraci, por si të fundit të diktaturës. Ndaj unë mendoja se duhej një ndarje me diktaturën, jo përmes deklaratave, por me veprime konkrete.

 

-A ruani kujtime në fillimet në PD?

 

Kujtimet lidhen me grupin e parë. Këtu veçoj z. Berisha, Azemin dhe Gramozin. Ky është grupi i parë, me të cilin ruaj kujtimet më të bukura. Roli i Berishës ka qenë vendimtar në krijimin e PD. Berishën me zi e prisnim të vinte në PD, sepse i dha një frymëmarrje partisë. Ne ishim një grup rrugaçësh pa Berishës. Kur erdhën këtë figura, i dhanë një tjetër dimension PD./OPINION

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00