Home | Politics | Kosova kremton 5-vjetorin e Pavarësisë

Kosova kremton 5-vjetorin e Pavarësisë

image
 Kosova sot  kremton  5-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj, e cila është njohur nga mbi 90 vende të botës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PRISHTINE - Kosova sot  kremton  5-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj, e cila është njohur nga mbi 90 vende të botës.

Në orën 15:00 sot në Prishtinë Kuvendi do të mbajë një seancë të posaçme solemne për 5-vjetorin e Pavarëisë. Për pesë vjet shtet, Kosova ka arritur të anëtarësohet në Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim.

 

Por, as pas pesë vjetësh Kosova nuk është afër të sigurojë një vend në Kombet e Bashkuara. Ajo ka mungesë të njohjeve nga pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe mbetet larg proceseve integruese, kurse së fundi i është shtyrë perspektiva e liberalizimit të vizave.

 

Në pamundësi që të mbrojnë ngjyrat e shtetit më të ri për shkak të mosanëtarësimit në federata e organizata ndërkombëtare, sportistët më të mirë kosovarë kryesisht sigurojnë pasaportën e Shqipërisë dhe futen nën petkun kuq e zi. Në analiza të instituteve me renome botërore, Kosova renditet në mesin e vendeve pjesërisht të lira, kurse në kuadër të hartës evropiane, ajo mbetet ende vendi më pak i zhvilluar ekonomikisht. 

 

Ora 12:15 Mesdita e festimeve për 5-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës është shoqëruar me paradën e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), ku ishin të pranishëm zyrtarë të lartë jo vetëm të Kosovës, por edhe Shqipërisë e Rajonit. Të pranishëm nga Shqipëria ishin presidenti Bujar Nishani dhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama.

 

JAHJAGA: FSK KYCE NE RRUGEN DREJT BE DHE NATO-s

Fjalimet përshëndetëse i hapi presidentja e Kosovë, Atifete Jahjaga e cila përgëzoi FSK-në për arritjet në përballimin e situatave, duke i cilësuar njëkohësisht si forca efikase dhe kyçe në implementimin e politikave drejt Bashkimit Evropian dhe NATOS-s “duke vendosur themele të qëndrueshme të një force demokratike dhe paqësore.” “Ky parakalim simbolik, por shumë domethënës, tregon se atdheu ka besim në ju, tregon se miqtë tanë ndërkombëtarë që kanë ndihmuar me mjete sot janë të kënaqur me frytet që në këtë parakalim po shihen. Institucionet do të vazhdojnë përpjekjet që të jeni të barabartë me strukturat e BE”, deklaroi Jahjaga. 

 

KELLY DEGNAN: SHBA ADMIROJNE PROGESIN E KOSOVES NE KETO 5 VJET

Zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Kelly Degnan, në fjalën e saj mbajtur para të pranishmëve tha se SHBA-të admirojnë progresin që Kosova ka arritur në këto 5 vjet. Duke iu referuar edhe letrës që Presidenti i SHBA Barack Obama i ka çuar pak ditë më parë presidentes Jahjaga, Degnan theksoi se progresi i arritur është mëse i dukshëm në zhvillimin e sektorit të sigurisë së Kosovës. “Ju keni treguar se Kosova mund të jetë kontribuuese e sigurisë në vend dhe në rajon”, deklaroi zëvendësambasadorja e SHBA-së në Kosovë. Më tej ajo deklaroi: “SHBA e impresionuar nga progresi që Kosova ka bërë në policinë e Kosovës, është zhvilluar në një institucion profesion e të shumëllojshëm, për të përmbushur nevojat e popullit të Kosovës”.

 

THACI: KOSOVA NE RRUGEN E DUHUR DREJT BE-së

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi duke falënderuar të pranishmit në këto festime, tha se ëndrra e të parëve është kthyer tashmë në realitet.  Sot po kremtojnë me dinjitet ngjarjen më të rëndësishme në historinë bashkëkohore të Kosovës. Liria dhe pavarësia e Kosovës ka qenë ëndërr e gjyshërve e baballarëve tanë. Të gjithë së bashku ëndrrën e kthyem në realitet. Thaçi theksoi se “Kosova ne rrugën e duhur për BE”, por nga ana tjetër tha se duhet punuar edhe më shumë për ta arritur. Ai vlerësoi Policinë e Kosovës, ndër më të mirat në Rajon. 

 

5-VJETORI, NGJYROSET MONUMENTI I NEWBORN

Gjatë gjithë natës së mbrëmshme në Prishtinë është punuar për përfundimin e monumnetit New Born, i cili u vendos në qendër të kryeqytetit Kosovar Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008. Ai ka fituar shumë çmime ndërkombëtare në lëmin e dizajnit, përfshirë edhe çmimin më prestigjioz në botë, Luanin e Artë në Cannes. Monumenti u krijua posaçërisht për këtë ditë dhe pjesëmarrësve iu mundësua, që në këtë monument të nënshkruajnë. 

 

Skulptura u vendos në qendër të Prishtinës vetëm për ditën e pavarësisë për të shënuar lindjen e Republikës së Kosovës.

 

Ngjyrosja e monumentit NEWBORN ka qenë ide pesëvjecare e autorit, Fisnik Ismaili, por ai nuk gjeti përkrahje nga Qeveria e Kosovës. Për pesë vjetor, Qeveria urdhëroi lyerjen me të njejtën ngjyrë të monumentit, pa marrë në konsideratë të drejtat autoriale të grupit punues të monumentit. 

 

Prandaj, si reagim ndaj kësaj shkeljeje të rëndë, jo vetëm ndaj të drejtave autoriale, por edhe shprehjes së lirë, Fisnik Ismaili mori vendimin për ta ngjyrosur monumentin ashtu si është menduar që nga përvjetori i parë, pa miratimin e autoriteteve zyrtare, duke gjetur përkrahje të madhe nga qytetarët, të cilët do t’i bashkëngjiten kësaj nisme, që po vërehet qartë nga reagimi masiv në rrjetet sociale. Mediat Kosovare bëjnë me dije se ngjyrosja përfshin simbolet kombëtare të më shumë se 90 shteteve të cilat kanë njohur deri më sot pavarësinë e kosovës.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0