Pse e mbështet SHBA, Kreshnik Spahiun dhe pse kërcënon shefin e PD?
Ballkani s’ka qetësi pa u zgjidhur çështja shqiptare, por amerikanët asnjëherë çështjen shqiptare nuk e kanë parë me një Shqipëri komuniste ose të drejtuar nga ish-komunistë. Ndaj mos iu duket habi nisja e një pranvere shqiptare, duke marrë shkëndijën në ish-Maqedoni. Kërcënimi amerikan ndaj shefit të plakur të PD është një këmbanë për gjithë qëndrestarët e PD...
Nga Robert Papa
Presidenti i Boros së Manhatanot ka nderuar dy figura shqiptare: Shinasi Ramën dhe Kreshnik Spahiun, si shenjë respekti për ç’kanë bërë për çështjen kombëtare. Për ata që nuk e kanë idenë se si funksionon një proces i tillë, sqaroj se disa shoqata shqiptaro-amerikane kishin bërë propozimin dhe stafi i presidentit kishte përzgjedhur personalitetet. Natyrisht që është marrë edhe pëlqimi nga segmente të caktuara që mbulojnë Shqipërinë dhe Kosovën në Uashington. Qartazi, duket se Uashingtoni mbështet AK dhe Spahiun edhe pse ata kërkojnë bashkimin me Kosovën, por e kanë sulmuar ashpër shefin e PD, kur doli me teza pseudo- nacionaliste, sepse Uashingtoni e njeh mirë pozicionimin, jo të ri, anti-amerikan të shefit të PD.
Për amerikanët, Spahiu përfaqëson një personazh të ri dhe larg krijesave të Ramiz Alisë ndaj nuk ishte rastësi që përfaqësuesi i Obamës në Shqipëri, Arvizu, e cilësoi si hero Myslym Pashajn, lidhur me kufirin detar me Greqinë. Shitja e kufirit ndaj Greqisë nga shefi i PD, është një veprim i pastër anti-amerikan dhe kjo do ketë pasoja, ndaj Uashingtoni po shikon për aleatë të rinj dhe largimin gradual të së keqes që la pas Ramiz Alia. Nga takimet me zyra të rëndësishme, Spahiu jo vetëm ka marrë mbështetjen por edhe se si duhet t’u drejtohet shqiptarëve, duke sfiduar dy polet e vjetra PS dhe PD.
Ballkani s’ka qetësi pa u zgjidhur çështja shqiptare, por amerikanët asnjëherë çështjen shqiptare nuk e kanë parë me një Shqipëri komuniste ose të drejtuar nga ish-komunistë. Ndaj mos iu duket habi nisja e një pranvere shqiptare, duke marrë shkëndijën në ish-Maqedoni. Kërcënimi amerikan ndaj shefit të plakur të PD është një këmbanë për gjithë qëndrestarët e PD, të cilët duhet të kenë neveri për listat e deputetëve të përpiluara nga fëmijët e llastuar të shefit të PD. Mundësia më e madhe është që në zgjedhje të shkohet pa shefin e PD. Amerikanët janë “të shqetësuar” nga shëndeti i tij dhe nga sytë e fryrë. Por këtu në SHBA kanë dosje për gjithë shefat e qeverive të Botës. Këta dijnë nëse dikush vdes me kancer apo dikush me helmim në kafe. Apo ku kanë depozituar miliardat dhe si dëfrejnë nëpër orgjira nëpër hotele nëpër botë. Këta dijnë çdo gjë. Dhe këta, jo më kot mbështesin Kreshnik Spahiun dhe kërcënojnë shefin e PD, duke i kujtuar ‘97.
Comments (0 posted)
Post your comment