Ambasadori Britanik: Zgjedhjet përcaktuese, për në BE
“Zgjedhjet e 23 Qershorit janë të rëndësishme dhe nëse do të jenë të mira do të jenë një shtysë për integrimin, nëse do të jenë të dyshimta atëherë do të kthejnë pas procesin e integrimit. Gjithashtu, duhet të mbrohet e drejta e votës”, u shpreh ambasadori britanik në një konferencë për integrimin.
Ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Cannon ka deklaruar ditën e sotme se zgjedhjet e lira dhe të ndershme do jenë vendimtare për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, pasi do të do të përshpejtojnë ose jo integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Zgjedhjet e 23 Qershorit janë të rëndësishme dhe nëse do të jenë të mira do të jenë një shtysë për integrimin, nëse do të jenë të dyshimta atëherë do të kthejnë pas procesin e integrimit. Gjithashtu, duhet të mbrohet e drejta e votës”, u shpreh ambasadori britanik në një konferencë për integrimin.
Duke iu referuar zhurmës që është duke u bërë në politikën shqiptare lidhur me tre ligjet, Cannon nënvizoi se këto tre ligje nuk kanë rëndësi në vetvete për integrimin, përbëjnë një pjesë shumë të vogël të asaj që nevojitet për procesin kompleks të integrimit, por është e rëndësishme që të arrihet konsensusi për votimin e tyre.
“Tre ligjet nuk kanë rëndësi për integrimin, pasi shikoj se janë kthyer në një çështje thelbësore. Procesi i integrimit është shumë i gjatë që do të duhen vite dhe këto 3 ligje janë vetëm tre tulla në atë masë që duhet të ndërtohet për integrimin. Por duhet të krijohen kushtet që këto ligje të miratohen”, – tha Cannon.
Comments (0 posted)
Post your comment