Ligji mbi Pastertine, pa ekspertet nderkombetare, dyshime serioze
"Po e perdor kete mundesi per te ndare me popullin shqiptar, shqetesimin tim per efektin e miratimit te ketij ligji mbi qeverine e tij dhe mbi futjen e Shqiperise me te drejta te plota ne Bashkimin Evropian. Shqetesimi im, lind nga dashuria per popullin shqiptar, e cila eshte rritur pergjate pesembedhjete vizitave, qe nga viti 1994, per te ndihmuar gjyqesorin e saj ne perpjekje per te permbushur standardet nderkombetare dhe perparimin e shtetit te se drejtes.
Sherbimet e mia u pranuan dhe u shperblyen me medaljen "Per Merita Civile te Vecanta". Po ju shkruaj, si nje gjykates karriere, i cili ka pasur fatin e mire te sherbeje neper gjykata te te gjitha niveleve ne Shtetin e Uashingtonit dhe si Kryetar i Gjykates se Larte te Shtetit te Uashingtonit, ku dola ne pension pas gati 34 viteve pune si gjykates. Kam marre pjese ne shume e shume konferenca nderkombetare, komitete dhe komisione per te cuar perpara shtetin e se drejtes, per te pergatitur dhe ndihmuar gjykates anembane botes, sidomos ata ne demokracite ne zhvillim. Nisur nga kjo perspektive, po shpreh shqetesimin tim per ligjin, e cili eshte miratuar kohet e fundit nga Kuvendi i Shqiperise. Kolegu im, Dr. Roxher Sherard, ka bere nje pershkrim te hollesishem te problemeve kushtetuese qe nxjerr ky ligj. Shqetesimet e tij pasqyrojne ato te eksperteve nderkombetare, te cilet e kane shqyrtuar me kujdes ligjin.
Ambasadori i OSBE-se ne Tirane Robert Bosh dhe drejtori i ODHIR-it Ambasadori, Janez Lenarcic, kohet e fundit i kane bere thirrje Parlamentit shqiptar qe te marre ne konsiderate shtyrjen e votimit mbi projektin e ligjit te lustrimit per te lejuar sa me shume kohe per konsultime. Ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Tirane, ka vene ne dukje se: "Ligji krijon shqetesime serioze kushtetuese dhe ligjore" - dhe ka bere thirrje per ta konsideruar me tej kete projekt-ligj - "qe te perfshije pikepamjet e eksperteve ligjore nderkombetare ne menyre qe te siguroje permbushjen e plote te standardeve nderkombetare". Sic e pranojne te gjithe, anetaresimi ne BE, do te ishte nje perfitimi i madh financiar dhe politik dhe do te siguronte vendin e Shqiperise ne organin e njohur nderkombetarisht te institucioneve demokratike te botes. Nese ky ligj miratohet pa pelqimin nderkombetar per thelbin e ligjit, do te ngriheshin pikepyetje serioze ne Evrope mbi arsyet e miratimit te tij.
Gjithashtu, do te mjegullonte akoma edhe me teper perceptimin nderkombetar mbi motivet e ngaterruara te qeverise per te penguar hetimin dhe nxjerrjen para drejtesise te disa ceshtjeve kyce te korrupsionit. Anetaresimi ne Bashkimin Evropian eshte celesi per aftesine e popullit shqiptar, qe te permbushe fatin e vet, si qytetare me te drejta te plota dhe te frytshem te Evropes. Qe ta vesh ne rrezik kete shprese me kalime te nxituara te nje ligji, qe eshte haptazi me te meta, kur ekziston mundesia per te perfituar edhe nga pervoja evropiane, me duket jo fort e mencur dhe nuk ia vlen perballja me rrezikun e refuzimit te anetaresimit ne BE. Kushtetuta e Shqiperise ofron nje kuader te shkelqyer per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut. Ligji i Lustrimit, i aprovuar se fundmi nga Kuvendi do ta rrezikonte seriozisht kete mbrojtje dhe do ta demtonte Shqiperine, ne menyre afatgjate.
Gjykatesi Robert F. Ater
Comments (0 posted)
Post your comment