Latest News
Berisha në OKB, të njihet Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara
Zoti Berisha ka bërë një ekspoze të situatës së Shqipërisë pas krizës ekonomike globale.
Ai u ka bërë thirrje vendeve pjesëmarrëse që të investojnë në Shqipëri, pasi ajo përben një resurs të vërtetë për investimet e huaja. “Shqipëria është e hapur për investime”, është shprehur Berisha në OKB.
Sipas Kryeministrit, "Shqipëria është e hapur ndaj formave të reja të prodhimit të energjisë". Më pas kreu i ekzekutivit ka renditur sukseset e qeverisë shqiptare gjatë këtyre viteve.
Duke folur për Kosovën, ai tha se shteti më i ri i Ballkanit është shndërruar në një faktor të rëndësishëm stabiliteti në rajon. Gjithashtu, Ai u ka bërë thirrje vendeve anëtare të OKB-së që të njohin pavarësinë e Kosovës.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment