Home | Politics | Trazira në Shkup, digjet flamuri shqiptar

Trazira në Shkup, digjet flamuri shqiptar

image
Të rinj të shumtë maqedonas të cilët po protestonin kundër ministrit të Mbrojtjes, Talat Xhaferi, kanë sulmuar disa shqiptarë në sheshin e Shkupit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SHKUP- Gjatë protestës huliganët maqedonas kanë djegur edhe flamurin shqiptarë . Sipas Alsat M, deri në këtë moment raportohet se policia ka arritur të arrestojë 15 prej tyre ndërsa vazhdon aksioni përkapjen e personave të tjerë të dyshuar që ishin pjesmarës në trazirat e pasdites.

Protesta e tifozëve maqedonas u iniciua ne Facebook,  kundër emërimit të Talat Xhaferrit ministër i Mbrojtjes, por ajo u kthye ne një incident masiv ndëretnik.

 

Të rinj të shumtë maqedonas të cilët po protestonin kundër ministrit të Mbrojtjes, Talat Xhaferi, kanë sulmuar disa shqiptarë në sheshin e Shkupit.

Siç njoftojnë mediat vendase, të cilat kanë publikuar edhe disa fotografi nga vendi i ngjarjes, turma e të rinjve është zhvendosur në sheshin e Shkupit, me qëllim që përmes Urës së Gurit të kalonin dhe në anën tjetër të Shkupit.

Një pjesë e tyre kanë pikasur disa shqiptarë të cilët po kalonin urën, dhe iu janë vërsulur duke i grushtuar dhe shqelmuar.

Policia ka vonuar me reagimin, por ka arritur të ndalojë disa persona. Forcat e sigurisë kanë vënë një kordon përpara Urës së Gurit për të parandaluar kalimin e protestuesve në anën tjetër të Shkupit.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0