Home | Politics | Rufi Osmani: Stop dhunës

Rufi Osmani: Stop dhunës

image
Lideri i RDK-së, Rufi Osmani ka bërë thirrje që të ndërpritet dhuna huligane ndaj shqiptarëve dhe personat përgjegjës të dalin para drejtësisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lideri i RDK-së, Rufi Osmani ka bërë thirrje që të ndërpritet dhuna huligane ndaj shqiptarëve dhe personat përgjegjës të dalin para drejtësisë.

 

Këtë kërkesë Rufi Osmani e bëri në Çegran të Gostivarit, gjatë hapjes së një shtabi partiak. 

 

“Nga ky vend apeloj dhe porosis që të ndërpritet dhuna dhe rrahja e shqiptarëve dhe të dënohen personat që dogjën flamurin kombëtar shqiptar duke shpresuar se këta zgjedhje do të dënojnë politikën e gabueshme që na udhëheq sot”, ka theksuar kreu i RDK-së.

 

Rufi Osmani ka theksuar se partia që drejton ai është me popullin dhe bën projekte për popullin, duke tërhequr edhe investime të huaja. 

 

“Tashmë kemi siguruar 20 milion euro nga fondet ndërkombëtare dhe nga buxheti për komunën, me të cilën do të bëhen shumë investime si gazifikimi në komunën e Gostivarit dhe nga vizitat e mija të fundit kam kërkuar nga kryetari i Stambollit që të dërgojë një delegacion të biznesmenëve për të analizuar zonën ekonomike në Çegran për të cilën mora një premtim për realizim sa më të shpejtë”, theksoi Rufi Osmani, duke theksuar se RDK gëzon të drejtën e plotë legjitime të mbajë sloganin “Vazhdojmë me ndryshime”.  Fjalë rasti mbajti edhe kandidati për kryetar komune të Tetovës Izet Zeqiri dhe bartësi i listës për këshilltar komunal të Gostivarit Afrim Iljazi. Para simpatizantëve mbajtën fjalim edhe dy kandidatët për këshilltar nga Çegrani Shinazi Memedi dhe Ermina Selmani.

 

Rilindja Demokratike Kombëtare do të vazhdojë me hapjen e shtabeve edhe në qytetet dhe fshatrat e tjera në Maqedoni. 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0