Home | Politics | Fino, Kryebashkiaku i panjohur...

Fino, Kryebashkiaku i panjohur...

image
11 Mars 1997 / Bashkim Fino  zgjidhet kryeministër i qeverisë së Pajtimit Kombëtar. Parlamenti miraton amnistinë e përgjithshme sipas marrëveshjes së nënshtruar dy ditë më parë nga partitë politike. Ky ligj është pikë për pikë i njëjtë me ato çka janë shkruar në marrëveshjen e 9 marsit për këtë çështje.

 

 

 

 

Nga Përparim Halili 

 

 

 

 

 

 

 

Berisha u detyrua të dorëzoj ‘çelësat”, prej presionit të popullit të opozitës dhe ndërkombëtarëve. Qeverisjen e tij e morri në dorë një socialist i panjohur nga Gjirokastra, me detyrë kryetar bashkie i qytetit, i panjohur më parë si figurë publike as brenda PS. Qeveria e Pajtimit Kombëtar ishte qeveria që drejtoi Shqipërinë gjatë periudhës 9 Mars 1997-29 Qershor 1997. Ajo u krijua si pasojë e ngjarjeve të vitit 1997, të nxitura nga falimentimi i skemave piramidale. Kjo qeveri erdhi 1 javë pas dorëheqjes së qeverisë së Aleksandër Meksit, më 2 Mars 1997. Kjo qeveri u krijua falë vullnetit politik të partive kryesore të vendit dhe ndërhyrjes ndërkombëtare. Në datat 6 dhe 9 Mars 1997, në kulmin e trazirave në vend, forcat politike nënshkruan marrëveshjen për krijimin e qeverisë së re, me pjesëmarrje të gjerë politike. Kryetar i saj u zgjodh socialisti Bashkim Fino, kryetar i Bashkisë Gjirokastër. Qeveria e re u votua më 11 Mars 1997 nga parlamenti dhe u dekretua nga Presidenti i Republikës,Sali Berisha më 12 Mars. Marrëveshja parashikonte që ministri të mos kishte fuqi absolute, por të ndanin pushtetin midis ministrit dhe sekretarit të shtetit. Kjo ishte pjesë e marrëveshjes së 9 marsit dhe vlente vetëm për Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në këto ministri, firma e ministrit nuk vlente pa firmën edhe të sekretarit të shtetit, ligjëruar kjo me vendimin nr.171, datë 19.4.1997 “Për funksionet e sekretarëve të shtetit, në qeverinë e pajtimit kombëtar”. Një nga pikat e fshehta të Pazar marrëveshjes së 9 marsit 1997 ishte dhe propozimi i Sali Berishës për amnisti kombëtare. Pra sipas kësaj amnistie, rezultonte që në Shqipëri nuk kishte ndodhur asgjë, nuk ishte shkatërruar asgjë, nuk ishte plaçkitur e vjedhur asgjë, nuk kishte patur piramida që nxitën luftën civile dhe djegien e vendit, nuk kishte shkaktar për piramidat, nuk kishte as kriminelë e as viktima. Ligji mbi Amnistinë u miratua. Pra, krimi triumfoi mbi shtetin, triumfoi edhe me ligj. Ishin falur qeveritarët hajdut, shik-sit vrasës, kriminelët e gjithçka tjetër. Votat në Parlament vetëm sa e ligjëruan një amnisti të tillë, sepse ajo ishte paramenduar.

 

Qeveria “Fino”

 

Bazuar në nenin 28, pika 7 dhe në nenin 33 të ligjit 7491, datë 29.04.1991 "Mbi organet kryesore kushtetuese", me propozim të Kryeministrit Bashkim Fino, Presidenti shqiptar, Sali Berisha, dekretoi Këshillin e Ministrave që vijon si më poshtë:

 

1.    Bashkim Fino    Kryeministër        9 Mars    1997    29 Qershor    1997    PS

 2.    Belul Çela    Brendshëm        9 Mars    1997    29 Qershor    1997    PD

 3.    Shaqir Vukaj    Mbrojtjes        9 Mars    1997    29 Qershor    1997    PS

 4.    Arian Starova    Jashtëm        9 Mars    1997    29 Qershor    1997    ASD

 5.    Arben Malaj    Financave        9 Mars    1997    29 Qershor    1997    PS

 6.    Spartak Ngjela    Drejtësisë        9 Mars    1997    29 Qershor    1997    PLL

 7.    Eduard Ypi    Privatizimeve        9 Mars    1997    29 Qershor    1997    PD

 8.    Astrit Kalenja    Shëndetësisë        9 Mars    1997    29 Qershor    1997    BK

 9.    Myqerem Tafaj M. Ars. Lartë     9 Mars    1997    29 Qershor    1997    PD

 10.    Luan Skuqi    M. Arsim/Sport    9 Mars    1997    29 Qershor    1997    PD

 11.    Haxhi Aliko    M. Bujqësisë        9 Mars    1997    29 Qershor    1997    PSD

 12.    Kastriot Shtylla M. Energjet.         9 Mars    1997    29 Qershor    1997    PR

 13.    Foto Dhuka    M. Trans/Treg.    9 Mars    1997    29 Qershor    1997    PBDNJ

 14.    Ëngjëll Ndocaj M. Kulturës        9 Mars    1997    29 Qershor    1997    PDK

 15.    Elmaz Sherifi    M. Punës        9 Mars    1997    29 Qershor    1997    PS

 16.    Vasillaq Spaho M. Turizmit        9 Mars    1997    29 Qershor    1997    PR

 17.    Ekrem Kastrati-Sekretar i Përgjithshëm në K. Ministrave            PD

 18.    Lush Përpali-Sekretar Shteti, në M. Brendshme                PS

 19.    Ali Kazazi-Sekretar Shteti në M. Mbrojtjes                     PD

 20.    Pavli Zëri-Sekretar Shteti, në M. Jashtme                     PS

 

Katër pikat e platformës së qeverisë “Fino”

 

Kryebashkiaku gjirokastrit, i emëruar si kryeministër brenda 2 orësh, shpalli si program të qeverisë së tij, 4 pika kryesore:

 1.    Stabilizimin e rendit publik dhe vendosjen e qetësisë.

 2.    Stabilizim të situatës ekonomike dhe të furnizimit të popullit.

 3.    Zotërimin e gjendjes financiare

 4.    Përgatitjen e zgjedhjeve të lira.

 

Data 9 mars 1997

 

Në Vlorë, Tepelenë, Përmet, Sarandë, Delvinë dhe Gjirokastër plasin përsëri revoltat kundër marrëveshjes së 9 marsit 1997, banorët e zonave përfshihen në konflikte të armatosura politikisht, rezultojnë 54 të plagosur me eksploziv e armë, 7 të vdekur, 23 të marrë peng, 19 banesa të hedhura në erë me tritol.

 

Data 10 Mars 1997

 

Në Vlorë, 8 përfaqësues të bandave të armatosura që drejtuan shpërthimin e depove dhe shkatërrimin e reparteve ushtarake, të cilët pasi bllokuan veprimtarinë e pushtetit lokal në Vlorë, krijuan të ashtuquajturin Komitet Shpëtimi, u takuan në anijen "San Xhorxhia", me Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Paolo Foresti.

 

11 Mars 1997

 

Bashkim Fino  zgjidhet kryeministër i qeverisë së Pajtimit Kombëtar. Parlamenti miraton amnistinë e përgjithshme sipas marrëveshjes së nënshtruar dy ditë më parë nga partitë politike. Ky ligj është pikë për pikë i njëjtë me ato çka janë shkruar në marrëveshjen e 9 marsit për këtë çështje.

 

12 Mars 1997

 

Gjendja tensionohet së tepërmi jo vetëm në Jug, por edhe në qytete të tjera të vendit. Edhe periferia e kryeqytetit përshihet nga anarkia, grabitjet, krismat e armëve dhe shpërthimet. Vijnë lajme sikur nga Vlora janë nisur dhe po marshojnë në drejtim të Tiranës me qindra e qindra banditë të armatosur. Flitet se kanë edhe mjaft armë të rënda e madje edhe tanke. Në shumë institucione shkrehet puna. Pak telefona dikasteresh përgjigjen. Shënohen disa të plagosur si dhe dy të vrarë në kryeqytet.

 

13 Mars 1997

 

Krerët e rebelimit dhe disa zyrtarë të qeverisë të Parlamentit dhe mediave u larguan nga Shqipëria. Të gjitha këto lajme na vinin në rrugë private, megjithëse prej katër ditësh disa nënpunës qëndrojmë për afro 20 orë pa lëvizur nga zyra. Vend ky ku këto lajme në ditët normale vijnë me shumicë në rrugë zyrtare.

 Banditë të armatosur kanë grabitur e më pas djegur disa ambiente të Universitetit Burjqësor në Kamëz si dhe kanë sulmuar disa reparte ushtarake, duke grabitur prej aty armë dhe municione. Mbyllet Aeroporti i Rinasit.

 

14 Mars 1997

 

Forcat speciale të Ministrisë së Brendshme së bashku me djemtë atdhetarë që kryen dje patrullimin u kthyen legjitimitetin këtyre komisariateve duke zbuar drejtuesit e natës dhe duke risjellë në drejtim përfaqësuesit e emëruar nga Ministria e Brendshme.

 

15 Mars 1997

 

Lajmet për hapjen e depove ushtarake në qytetet e veriut dhe verilindjes konfirmohen.Ka shumë lajme edhe për të vrarë aksidentalisht nga përdorimi i pakujdesshëm i armëve si dhe për larje hesapesh. Të plagosurit nga këto rrethe janë me dhjetra.

 

17 Mars 1997

 

Presidenti Berisha dhe kryeminstri Fino dalin me një deklaratë të përbashkët pas një takimi ku diskutuan për situatën në vend. Në këtë deklaratë nënvizohet se rruga më e mirë për kapërcimin e krizës është rruga e pajtimit kombëtar.

 

18 Mars 1997

 

Në Gjirokastër dhe Sarandë ndodhin vjedhje masive të inicuara nga eksponentë të Komiteteve. Banditë të armatosur dhe me maska thyen Bankën në Sarandë dhe vjedhin prej aty tre arka me para. Edhe në Gjirokastër shkatërrohet dhe grabitet filiali i Bankës Bujqësore.

 

19 Mars 1997

 

Situata vazhdon të jetë e tensionuar, Italia njofton se do të riatdhesojë afro 300 kriminelë të cilët pasi kishin dalë nga burgjet shqiptare kishin shkuar në këtë vend së bashku me qindra persona të tjerë në rrugë klandestine.

 

20 Mars 1997

 

Flota italiane shpëton një peshkarexhë shqiptare me 350 klandestinë. Në këtë peshkarexhë që rrezikonte të mbytej ishin rreth 45 fëmijë bëjnë të ditur këto burime. Nga shumë qytete të vendit vijnë lajme për mungesa të theksuara të artikujve ushqimorë.

  

21 Mars 1997

 

Gjatë 24 orëve të fundit ka patur 13 të vrarë me armë zjarri, qoftë nga pakujdesia qoftë edhe për larje hesapesh mes bandave rivale. Një burim nga Spitali i Tiranës bën të ditur se në repartin e djegieve të këtij spitali janë shtruar këto ditë mbi 40 fëmijë me plagë djegiesh të rënda të shkaktuara nga shpërthimet e pakontrolluara.

 

22 Mars 1997

 

Nga Saranda vijnë lajme , se kriminelët kanë sulmuar banesat e braktisura të qytetarëve, në spitalin e këtij qyteti njoftohet se ka mungesë të theksuar të medikamenteve më të domosdoshme për kurimin e të sëmurëve.

 

23 Mars 1997

 

Gjatë 24 orëve ka 16 të vrarë në rrethet e ndryshme të vendit. Policia po e merr vehten me vështirësi pasi goditjet ndaj saj kanë qenë mjaft të rënda. Nga spitale të ndryshme të vendit vijnë lajme se nuk ka më shtretër bosh pasi numri i të plagosurve më armë zjarri që janë shtruar, ka kapur shifra shumë të larta. Në shumë nga këto spitale mungojnë edhe ilaçet. Në afërsi të Sazanit mbyten në det pesë persona. Ndërkohë që nga Brindisi mbërrin një lajm se atje ka mbërritur një anije shqiptare me 160 vetë në bord.

 

24 Mars 1997

 

Bandat terroriste vrasin në Vlorë tre policë. Rreth orës 20.30 disa persona të armatosur rrëmbejnë një automjet tip "Benz" para godinës së Komisariatit të Policisë së këtij qyteti. Në Berat bandat kriminale të udhëhequra nga një komunist me mbiemrin Hasani terrorizojnë qytetarët. Këto banditë të armatosur kanë grabitur shtëpi dhe rrëmbyer fëmijë. Në këtë qytet banditët kanë pushtet të plotë. Krerët e Prokurorisë së Përgjithshme dhe ato të Gjykatës së Kasacionit, bazuar në amnistinë e ligjëruar nga Kuvendi Popullor, propozojnë një amnisti të gjerë.

 

25 Mars 1997

 

Në Vlorë, banditët e armatosur që vranë një ditë më parë tre policë marrin peng katër mjekë italianë të Kryqit të Kuq, që kishin mbërritur aty për të ndihmuar popullatën.

 

26 Mars 1997

 

Një krim makabër ndodh në mbasditen e kësaj dite në rrugën automobilistike Tiranë-Elbasan, në vendin e quajtur ura e Farkës. Disa banditë të armatosur me maska që udhëtonin me një automjet tip "Fuoristradë" me ngjyrë të kuqe, qëllojnë me armë zjarri automatike mbi një autobus pasagjerësh të linjës Tiranë-Ibë.

  

 27 Mars 1997

 

Parlamenti diskuton dhe miraton një projektligj të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar "Për amnistinë". Nga kjo amnisti përfitojnë mbi 700 persona të dënuar për krime të ndryshme. Nga miratimi i kësaj amnistie të propozuar nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar dhe e miratuar nga Parlamenti përfitojnë të gjithë të dënuarit civilë e ushtarakë.

 

28 Mars 1997

 

Tragjedi e madhe në kanalin e Otrantos në detin Adriatik, një motobarkë e nisur nga Vlora me mbi 118 vetë mbytet në det. Shumica e të mbyturve mësohet se janë fëmijë dhe gra. Ngjarja u mësua në orët e vona të natës pasi siç flitet motobarka është mbytur rreth orës 19.00.

 

29 Mars 1997

 

Presidenti Sali Berisha i kthen Parlamentit për rishqyrtim ligjin "Mbi Amnistinë". Hakmarrja trondit Shkodrën. Vriten pesë persona. Në Berat grabitet tregu ushqimor dhe shënohen tre të vrarë.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0