Latest News
Irlandezët , "Po" Traktatit të Lisbonës
67 përqind e votuesve kanë mbështetur Traktatin në votimet e djeshme.
Votuesit irlandezë kanë miratuar Traktatin e Lisbonës së Bashkimit Europian, në një referendum të përsëritur për këtë çështje.
Kryeministri irlandez Brian Cowen mirëpriti mbështetjen e gjerë për Traktatin, i cili synon thjeshtëzimin e vendimmarrjes në bllokun 27-anëtarësh. Zoti Brian Cowen e quajti këtë, një ditë të shkëlqyer për Irlandën dhe gjithë Europën.
Njoftohet se 67 përqind e votuesve kanë mbështetur Traktatin në votimet e djeshme.
Gjithashtu, rezultatet e Referendumit u mirëpritën edhe nga Udhëheqësit e BE-së, në Bruksel.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment